Mëso standartet ndërkombëtare të mësimdhënies profesionale

Nëse dëshironi të përmirësoni cilësinë e mësimdhënies por nuk dini në cilat fusha të përqëndroheni, ose çfarë pritet nga ju, ky informacion do ju ndihmojë.

Fondacioni i Arsimit dhe Trajnimit publikon standartet profesionale për mësuesit dhe trajnerët në Angli.

Standartet tregojnë pritshmëritë e praktikave efektive në arsim dhe trajnim. Ata mundësojnë mësuesit, trajnerët dhe praktikantë të tjerë të identifikojnë fusha për zhvillimin profesional. Standartet mund të përdoren për të mbështetur arsimtarët e rinj dhe të mundësojnë një referencë kombëtare, në mënyrë që organizatat 

 

Standartet e mësimdhënies në 2014 janë hartuar nga mësuesit dhe trajnerët për të zhvilluar praktikat profesionale që mund të përfshijnë dhe motivojnë praktikantët dhe të mbështesin zhvillimin e mësuesve profesional.

Standartet ndahen në tre seksione: vlerat dhe atributet profesionale, njohuria dhe kuptimi profesional, dhe aftësitë profesionale.

Së pari, le të hedhim një sy tek seksioni i vlerave dhe atributeve. Mësuesit dhe trajnuesit duhet vazhdimisht të jenë të përditësuar mbi atë që vlen për ta, si dhe duke sfiduar qëndrimet e tyre dhe duke marrë reagime nga kolegët, që të jetë e sigurt se ata janë vazhdimisht në zhvillim në mënyrë profesionale. Ata duhet të frymëzojnë dhe motivojnë studentët me anë të inovacionit të tyre, krijimtarisë dhe pasionit, duke promovuar përfshirjen dhe respektin për diversitetin, dhe duke punuar në bashkëpunim me kolegët e tyre për të mbështetur të mësuarit profesional."

Seksioni i dytë tek standardet është njohuria dhe të kuptuarit profesional. Kjo pjesë e standardeve mbulon si mësuesit duhet të mirëmbajnë dhe të përditësojnë njohuritë e tyre përmes hulumtimeve dhe të aplikojnë praktikat teorike në mjedisin e të mësuarit. Ai përshkruan se si mësuesit duhet të përdorin këtë kuptim për të nxitur sjellje pozitive në të mësuarit. Së fundi, mësuesit duhet të kenë një pamje të qartë të kuptimin të rolit dhe përgjegjësive të tyre.

Pjesa e tretë dhe e fundit e standardeve mbulon aftësitë profesionale. Mësuesit duhet të planifikojnë dhe të hartojnë programe efektive të mësimdhënies që kujdesen për nevojat e çdo nxënësi, motivimin e tyre për t'u rritur në detyrë, duke ndërtuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Mësuesit duhet t'i mundësojnë nxënësve për t'i ndarë përgjegjësi për mësimin e tyre dhe përfshirjen e tyre në metodat e drejta të vlerësimit. Ato duhet të promovojnë përfitimet e përdorimit të teknologjisë dhe të mbështesin mësimin e gjuhës angleze dhe matematikës. Mësuesit duhet të punojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për të rinovuar njohuritë e tyre profesionale.

Shpresojmë që ky artikull të ketë qenë një prezantim që ju erdhi në ndihmë për Standartet e Mësimdhënies Profesionale. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen www.etfoundation.co.uk

Mund të aksesoni standartet profesionale në gjuhën angleze këtu

Nëse dëshironi të lini komentin tuaj për këtë artikull, ju lutem dërgoni email tek VEE@britishcouncil.org dhe bashkohuni në debat. Nëse dëshironi të jepni artikullin tuaj, zbuloni sesi këtu.