Çfarë aftësish duhet të kenë mësuesit e arsimit profesional?

Mësuesit profesional  po e konsiderojnë për një kohë të gjatë 'profesionet e dyfishta'. Së pari, ata duhet të jenë ekspertë në mësimdhënie dhe të mësuar, pra përqasja pedagogjike. Së dyti, ata duhet të jenë ekspertë në sektorin e tyre. Por a ka një aftësi të tretë që u nevojitet atyre?

A duhet ata të quhen profesionistë të trefishtë?

Mësuesit duhet të vazhdojnë zhvillimin profesional për të mbajtur të përditësuar aftësitë e tyre dhe për të mbajtur të balancuar identitetin e dyfishtë. Për aspektin e parë pedagogjik, kjo përfshin të mësuarit e përqasjeve të reja, mënyrave të reja si të përdorësh teknologjinë për përqasjet gjithëpërfshirëse apo reflektimin e praktikave të tyre nëpërmjet vëzhgimit. Për aspektin e dytë, kjo përfshin të mësuarin e teknologjive më të fundit, ose zhvillimin e presioneve ndërkombëtare si globalizimi.

Në kontekste të ndryshm në mbarë botën, ka përkufizime të ndryshme në aspektet e dyfishta, nëpërmjet rekrutimit, zhvillimit profesional dhe zhvillimit në karrierë. Në disa vende, mësuesit mund të rekrutohen nga industria, me dosjen e tyre të punës për të qenë të suksesshëm në aplikimet për punë, në vende të tjera, është kualifikimi i mësuesve.

Ka disa sfida që mësuesit përballen në zhvillimin profesional kur përballen me presionin e shkollës. Kjo tabelë, e marrë nga një studim i 2013 nga Janet Hamilton Broad, tregon mënyrat sesi mësuesit në Angli i mbajtën njohuritë e përditësuara

Aktivitetet e organizuara nga mësuesit për qëllimin e përditësimit të njohurive. Tabela nga një studim i 2014 nga Janet Hamilton Board. Një analizë për zhvillimin e mësuesve profesionalë për eksperizën e tyre.

Raporti 'I gjithi për punën' nga Komisioni i Mësimdhënies Profesionale për të Rriturit në 2013 zbuloi se aksesi ndaj industrisë ishte një nga pikat kryesore për të mbajtur një linjë të pastër pune në zhvillimin dhe shpërndarjen e kurseve profesionale. Kjo sugjeron se mësuesit do të përfitojnë më shumë nga tipet e ndryshme të aktiviteteve që ata mund të zhvillojnë.

Së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, është biseduar për 'profesionalizmin e trefishtë': një ekspertizë profesionale që mësuesit kërkojnë, për të siguruar se çfarë ata i mësojnë të tjerëve është në linjë me nevojat e tregut lokal dhe global të punës:

  • Patja e një problemi etik për të rinjtë vendas.
  • Kuptimin e rolit të shkollës brenda komunitetit
  • Kapaciteti për të kërkuar komunitetin dhe nevojat e rajonit në mënyrë që të identifikojë atë çfarë sjell një ndryshim pozitiv
  • Aftësia për të ndërmarrë një agjensi pune dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të tjerë
  • Kuptimin e politikave dhe si të përshtatet me praktikat e sistemit TVET
  • Komunikim dhe aftësi të zhvilluara

Ky botim i Vocational Education Exchange përfshin një rang rastesh studimore duke treguar tipe të ndryshme të aktiviteteve profesionale që mund të mbështesin mësuesit të gjitha aspektet e profesionalizmit të trefishtë

Ndani eksperiencat tuaja: E konsideroni veten tuaj një profesionist i dyfishtë apo i trefishtë? Cilat janë sfidat që ju përballeni në mbajtjen e eskpertizës? Cila është mënyra më efektive për zhvillimin profesional? Na tregoni duke dërguar email tek VEE@britishcouncil.org.