Pikat kryesore të revistës Vocational Education Exchange

Që nga prezantimi i saj në Prill, Revista Vocational Education Exchange është botuar në tetë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Kaukazit Qëndror dhe është parë më shumë se 100.000 herë. Tashmë është e vlefshme në nëntë gjuhë të ndryshme për më shumë se 150.000 mësues e lidera profesional.

Lexuesit tanë kanë mundësinë të lexojnë ide dhe materiale nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjithashtu kanë një platformë për të ndarë perspektivat e tyre. Ne shpresojmë se pas këtij viti provë, praktikantët profesional në mbarë botën do të mund të bëjnë të njëjtën gjë!

Botimi më i suksesshëm në shumë vende ishte botimi i pestë, ku u përqëndruam në punësimin dhe aftësitë bazë. Në Kosovë dhe Serbi, lexuesit ishin shumë të interesuar në botimin e tretë, i cili vinte theksin tek angazhimi me punonjësit.

Kjo revistë ka publikuar artikuj nga më shumë se 40 kontribues nga Mbretëria e Bashkuar dhe më të suksesshëm kanë qenë ato të cilat mundësonin këshillat kryesore, rastet studimore dhe burime të dobishme për tu shkarkuar.

Lexuesit tanë mbajnë perspektivën në karrierë të njerëzve të rinj të cilët punojnë me zemër. Në krye të listës tonë të faqeve më të shikuara janë artikuj të cilët fokusohen në përgatitjen e njerëzve të rinj për vendin e punës, duke i siguruar atyre të kenë aftësitë bazë, këshilla për të përdorur Linked In dhe si të kenë sukses në tregun global të punës.

Ndërsa reflektojmë për 2016 dhe shikojmë drejt 2017, ne kemi besim të plotë se revista jonë ka hapur horizonte dhe ka nxitur mendime tek lexuesit tanë. Ne shpresojmë se kemi mundësuar burime dhe mjete të cilat janë përdorur në klasë.

Viti i ri po afron dhe ne duam që ju të përfshiheni më shumë. Në Janar ne do të bëjmë një studim për të zbuluar se si revista jonë ka ndikuar në punën tuaj dhe si ajo mund të përmirësohet. Ne gjithashtu do të nisim doktorin e aftësive. 

Ne shpresojmë që ju ta pëlqeni botimin e Dhjetorit dhe ju urojmë një vit të ri të bukur.