Ka një kohë dhe vend për mësuesit të marrin një rol udhëheqës në prezantimin e materialeve në grupin e tyre. Por ka shumë situata ku mësimdhënia efektive përfshin dhënien e mundësive për studentët të bëjnë zbulimet e tyre, të reflektojnë dhe të zgjidhin probleme. Kjo do i sfidojë studentët dhe do i ndihmojë ata të rriten.

Partnerët tanë në Education Training Foundation kanë krijuar një mjet vetë-reflektimi. Ai është zhvilluar për të ndihmuar mësuesit të reflektojnë në praktikat e tyre dhe të konsiderojnë sa mirë po e inkurajojnë të mësuarin aktiv. Ne jemi të kënaqur ta ndajmë këtë mjet me ju.

Ky mjet vetë-reflektimi përfshin një listë kontrolli për mësuesit të cilët duhet ta plotësojnë dhe një formular rezultatesh. Shkarkoji ato këtu. 

Mjeti mund të përdoret në mënyrë të pavarur nga mësuesit ose si një mjet parapërgatitor për një zhvillim profesional e si një seancë trajnimi.