Përmirësimi i aftësive të studentëve nëpërmjet konkurseve

Një mënyrë që studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre është të marrin pjesë në konkurse. Konkurset WorldSkills frymëzojnë praktikantët dhe njerëzit e rinj të jenë ambicioz në edukimin e tyre dhe ndjekjen e ekspertizës. Ne kemi mbledhur një koleksion me fotografi nga konkurset kombëtare World Skills UK 2016 i cili ishte pjesë e Skills Show në Birmingham këtë muaj. Dr Neil Bentley, CEO i WorldSkills UK u shpreh që këta njerëz të rinj: "do të përkrahen nga familjet e tyre, miqtë dhe kolegët por edhe nga të gjithë ne - ata janë e ardhmja dhe modelët tanë për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme në përmirësimin në karrierë."

Këtu janë pesë fotografi të cilat tregojnë aftësitë e studentëve në subjekte të ndryshme si mprehja e gurit dhe parukeritë. Shpresojmë që ju të jeni dakort: janë disa njerëz të rinj mjaft të talentuar.

Nëse keni foto të cilat dëshironi ti ndani me lexuesit tanë për të përkrahur aftësitë e studentëve tuaj, ju lutem dërgojini ato në VEE@britishcouncil.org (Ne do ju kontaktojmë për të rënë dakort për pëlqimin tuaj para se ti publikojmë).