Rinovimi i Programit

Departamenti i Medias së Kolegjit Exeter dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (SHKSH) bashkëpunuan për të zhvilluar një model të ri programi mësimor. Sfida ishte krijimi i një modeli i cili do të siguronte ekperienca bashkëkohore të mësimit të industrisë për studentët, dhe gjithashtu do prekte nevojat e biznesit të SHKSH.

Ky program është veçanërisht bashkëkohor nëse jeni të interesuar në:

  • Hartimin e programit
  • Edukimin e medias
  • Punësimin
  • Transmetimin e komunitetit
  • Partneritetet edukim biznes

Këtu është një përmbajtje e shkurtër se çfarë mund të prisni në këtë rast studimor:

Çfarë projekti pritet të arrijë dhe pse

Projekti do të ekzaminojë sfidat e lidhura me përshtatjen e programit duke krijuar mundësi për studentët për të mësuar në një industri duke dhënë shërbime profesionale në një kontekst tregtar ndaj klientëve.

Në veçanti, projekti fokusohet në sfidat e mëposhtme:

  • kuptimin e rolit të mësuesit në menaxhimin e projektit tregtar; 
  • vendosjen e studentëve në një ambjent profesional dhe duke siguruar që ata do të kenë një eksperiencë mësimi të suksesshëm dhe që klienti të marrë një shërbim cilësor; 
  • balancimin e pritshmërive të studentëve me kërkesat e klientit; 
  • sigurimin e grupimit midis kërkesës së projekteve së industrisë direkte dhe kërkesave për vlerësim të kualifikimit të mediave të akredituara.

Çfarë ka arritur projekti deri tani

Reagimet nga studentët, mësuesit dhe klientët u mblodhën dhe u vlerësuan dhe nga këto u zhvilluan disa rekomandime dhe pika për tu mësuar. Impakti i projektit mund të shikohet në:

  • reagimet pozitive të marra nga studentët rreth përfitimeve nga të mësuarit nëpërmjet punës reale ; 
  • rekomandimet dhe pikat kyçe të të mësuarit të cilat informojnë një numër zhvillimesh të reja që arrihen nga projekti (treguar në sektorin në vijim).

Çfarë projekti ka akoma nevojë të arrijë

Projekti ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të zhvillimit të mëtejshëm duke përfshirë

  • Një propozim, në konsideratë nga Kolegji, për një Akademi të Medias të cilën studentët do kenë mundësinë të punojnë në skuadra prodhimi për klientë të jashtëm.
  • Një aplikim i suksesshëm për një grant £10,000 për të zhvilluar një model në nivelin 4 ose 5 të studentëve në bashkëpunim me Universitetin Plymouth;            
  • Më shumë zhvillime të mëtejshme në raportin e plotë.

Pikat kyçe të të mësuarit

Kishte një sërë pikash nga rasti i studimit. Këtu janë disa nga ato të cilat do gjehen në raportin e plotë:

  • Studentët mund të kenë nevojë për ndihmë në zhvillimin e ideve. Shpesh ata do të shikojnë përmbledhje të shkurtra tregtare si të zakonshme dhe ata do të kenë nevojë për ndihmë për të menduar rreth tyre në mënyra inovative - nëse jo në mënyrën si ideja konceptohet, atëherë në mënyrën se si ajo zhvillohet.
  • Disa studentë janë thjesht të motivuar nëse puna e tyre është e lidhur direkt me rezultatin. Ndërsa të tjerët janë të lumtur të ndërmarrin punë të cilat nuk janë të lidhura me rezultatin, të gjithë studentët vlerësojnë detyra me bazë pune të akredituara.                                                                                              
  • Kjo mënyrë të të mësuari, strukturuar rreth projekteve të prodhimit në media, ndryshon rolin e mësuesit dhe mbështet stafin që ka tani një rol të dyfishtë në monitorimin e nevojave të të mësuarit të studentëve dhe prek pritshmëritë tregtare të klientit. Kjo është një hapësirë e mirë për tu plotësuar, e cila kërkon komunikim të ngushtë dhe negociata. Me raste, ajo është gjithashtu shumë kërkuese dhe sfiduese, sidomos kur roli i mësuesit bie ndesh me nevojat e klientit.

Hartimi i plotë i programit të rastit studimor përfshin një përmbledhje të Rezultateve të Studentit, gjithashtu edhe një plan kursi të shkurtër, i cili mund të hyjë në punë kur rihartoni programin tuaj.