Shkolla e hoteleri-turizmit në Beograd është një shkollë profesionale me një traditë 78 vjeçare në edukimin e studentëve për të përmbushur kërkesën e punonjësve në turizëm e hoteleri. Shkolla, bashkangjitur mësimdhënies teorike, jep edhe aftësi praktike në profesione, e cila i përgatit studentët.

Jelena Šalipurović, asistente e drejtorit në këtë shkollë, ka shkrujatur se si shkolla plotëson nevojat e studentëve.

Shkolla ofron tre Struktura të Kualifikimit Europian të kurseve të nivelit katër, e cila i përgatit studentët të bëhen punonjës të denjë të turizmit, hotelerisë ose kulinarisë. Gjithashtu, ofron edhe tre kurse të nivelit tre, të cilat i përgatisin ata të bëhen shefa kuzhine, kamariera etj.

Shkolla mundëson edukim modern nëpërmjet klasave, trajnim praktik, eksperienca pune profesionale dhe praktika per 1200 studentë. Klasat praktike mbahen në klasa specifike të pajisura me pajisje kuzhine, një restorant, bar, recepsion, ku studentët mund të praktikohen.

Klasat e gatimit janë të organizuara në një mënyrë të tillë që studentët të mësojnë përbërësit e një pjate dhe të marrin njohuri teorike se si një pjatë bëhet. Më pas, ata shohin demostrimet e mësuesit, ndjejnë aromën dhe provojnë pjatën. Hapi tjetër është pjesëmarrja në përgatitjen e pjatës, me ndihmën e mësuesit. Pas kësaj, studentët janë gati në metodat e përgatitjeve të pjatave.

Pavarësisht dhënies së mundësisë së eksperiencës së punës dhe trajnimit praktik në organizata të tjera, shkolla organizon klasa praktike në Palace Hotel.

 Ai është një hotel me 4 yje në qendër të Beogradit. Kjo është unike për Serbinë dhe ndoshta edhe në rajon. Ky është një burim i mirë edukimi sepse studentët janë të aftë të praktikohen dhe punojnë, ndërsa vëzhgohen nga mësuesit e trajnerët, të cilët japin udhëzime, vëzhgojnë punën e tyre, korrigjojnë gabimet dhe i inkurajojnë të bëhen më të aftë. Në anën tjetër, studentët praktikohen në një mjedis të kontrolluar dhe punojnë në një hotel real me të ftuar. Në këtë mënyrë, studentët marrin besim se mund të bëhen të pavarur. Kjo është e rëndësishme për studentët.

Në klasat e agjensive të udhëtimit dhe operacioneve të hotelit, studentët mësojnë rreth aspekteve të biznesit dhe aspekteve të tjera të punës rreth recepsionit të hotelit. Në mënyrë që të jenë të përgatitur për punën në të ardhmen dhe të jenë të aftë të përballen me kërkesat e klientëve, studentët vizitojnë muzeume, galeri, panaire, agjensi udhëtimesh, stacione trenash e autobuzash, aeroporte e panaire gastronomike, të shoqëruar nga mësuesit. Vëmendje e vecantë i kushtohet mësimit të gjuhës së huaj dhe ata janë të inkurajuar të krijojnë prezantime rreth vendeve të ndryshme në anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht. Në vitin e tretë dhe të katërt të studimeve, studentët organizojnë eskursione dhe udhëtime të shkurtra me pak ndihmë nga mësuesit.

Kjo shkollë njeh rëndësinë e trajnimit praktik dhe eksperiencës së punës për një punësim më të mirë në të ardhmen.

 Ata bashkëpunojnë me hotele të shumta, restorante dhe agjensi udhëtimi, ku studentët kanë mundësinë të praktikojnë në mjedise reale. Fatkeqësisht, studentët nuk paguhen për punën që ata bëjnë. Megjithatë, ata janë të motivuar të përfitojnë trajnim praktik dhe eksperienca pune në këto organizata sepse mund të marrin rekomandime ose punësim kur të mbarojnë shkollën.

Stafi i kësaj shkolle është i përkushtuar të motivojë studentët të mësojnë dhe të zgjerojnë njohuritë nëpërmjet aktiviteteve të shumta, si klubet e dramës, klubet sprotive dhe leximi i poezive. Studentët janë të motivuar të marrin pjesë në sporte, gjuhë të huaja, histori dhe konkurse letërsie, gjithashtu edhe në konkurse kombëtare e rajonale dhe arrijnë rezultate të shkëlqyera. Studentët e shkollës fituan 18 medalje ari në konkursin e fundit, organizuar nga Unioni i Punonjësve të Hoteleri-Turizmit në Serbi.

Kjo shkollë ka qenë lider në edukim në fushën e arsimit e hoteleri-turizmit në Serbi për dekada. Kur studentët të diplomohen, ata janë gati të punojnë në hotele, kafe, restorante dhe agjensi udhëtimi. Ata nuk i gjen vetëm në Serbi, por në mbarë botën.