Lidhja e studentëve me industrinë

Për pjesën më të madhe të studentëve profesional, edukimi duhet të udhëhiqet nga punësimi. Mund të jetë një ndihmë për shkollat dhe kolegjet, të ndërtojnë eksperienca profesionale në mësimdhënien e studentëve. Kjo jo vetëm i mundëson studentëve të mësojnë aftësi praktike, por edhe i ndihmon ata të ndërtojnë marrëdhënie profesionale dhe të krijojnë kontakte në industri – e cila mund t'i ndihmojë ata të punësohen.

Salford City College, bashkëpunoi me një organizatë bamirëse me bazë në UK, Career Ready, për të bërë këtë dhe për të patur rezultate.

Kolegji ka krijuar një seri me kurse Career Ready. Këto kurse mund t'i ndihmojë studentët të bëhen gati për punë, duke i mundësuar një udhëheqës në biznes dhe duke i organizuar ata një praktikë pune të paguar gjashtë javore.

Mësuesit dalin vullnetar të luajnë një rol në edukimin e studentëve, duke i ndihmuar ata me detyra dhe praktika, dhe duke i mundësuar udhëzime dhe këshilla në karrierë kur është e mundur. Gjithashtu, studentët marrin pjesë edhe në punën e mësuesve të tyre.

Një student ekonomiku, i cili bashkëpunoi me Amanda Wood nga Lloyds Banking Group, u shpreh: 'Gjithmonë kam qenë i interesuar në banka, kështu që isha mjaft i kënaqur kur zbulova që Amanda Wood ishte mësuesja ime.'

Kurset Career Ready janë duke treguar rezultat të menjëhershëm.

Pas një pune gjashtë javore me televizionin britanik, ITV, një studenti ju ofrua një punë me kohë të pjesshme ndërsa ai ishte duke mbaruar studimet.

Ai tha: 'Më pëlqen të punoj tek ITV, është një markë e njohur dhe me një reputacion mjaft të mirë, kështu që do të ishte mjaft mirë për CV time, kur të aplikoja për punë të tjera pas studimeve të mia.'

Tina Piper, Koordinatore ekzekutive e Qendrës së Shërbimeve të Biznesit tek ITV u shpreh:

'Ka qenë një kënaqësi të shikosh praktikantin tonë të rritet në njohuri, aftësi dhe besim, për një periudhë gjashtë javore dhe të bëhet një anëtar me vlerë i ekipit tonë. Jemi të kënaqur ta kemi në ekip ndërsa ai mbaron studimet.

Salford City College, ka zbuluar se lidhja e studentëve me industrinë i ka inkurajuar ata të fokusohen në mësim dhe të përgatiten për punë.

Për të zbuluar më shumë për kurset Career Ready tek Salford City College, klikoni këtu.