Trajnimi në hoteleri përfshin studentë me aftësi të kufizuar

Trajnimi në hoteleri përfshin studentët me aftësi të kufizuar

Nga dekori lejla, i cili i inkurajon të ftuarit të ripërdorin peshqirët, nëse shkelnit në një dhomë të Kolegjit Derwen, ju do të kujtonit se ishit në një nga hotelet Premier Inn në UK. Në fakt, ajo është një kopje funksionale e dhomave të cilat pastrohen dhe mirëmbahen nga studentët me aftësi të kufizuar.

Megjithëse nuk përdoren nga të ftuarit, qëllimi i dhomës është të lejojë studentët të përgatiten për punën reale në një nga 6 hotelet në zonë. Kolegji ndodhet në Oswestry, Shropshire, dhe çdo vit merr 273 studentë me aftësi të kufizuar. Kolegji shpreson që një student të punësohet së shpejti në një nga hotelet pas diplomimit nga kolegji.

Rasti i parë i suksesit ishte Claire Brunt. 24, nga Worcester, i cili njihet në kampus si një vendet me dhomat me standartet perfekte. Brunt me Sindromën Down është trajnuar një ditë në jave në një hotel Premier Inn për dy vjet.

Tani në shtëpinë e saj në Worcester, ajo po përgatitet të zhvendoset në një shtëpi të vetën. Ajo është në një punë verore në një hotel të zonës, Premier Inn dhe shpreson për një punë kur të mbarojë. Prindërit e saj ndihen shumë krenarë për atë. Pavarësia e vajzës së tyre kur të rritej nënkuptonte shumë për ata. Ajo shkoi në kolegjin Derwen në moshën 19 vjeçare dhe mbaroi programin tre vjet më vonë. Ajo vendosi të qëndrojë edhe dy vite të tjera për programin jeto dhe puno, hartuar për të ndërtuar aftësi profesionale.

Brunt gëzohet kur pyetet për rregullimin e krevateve, duke u shprehur: 'E bëj të gjithën vetë, duhet të punoj fort. Dita e parë ishte mjaft e mirë dhe nuk isha nervoze'. Ajo do të vazhdojë të punojë për kompaninë sepse ndihet shumë mirë.

Por gjithashtu, ka dhe sfida. Dhomat në hotel duhet të kenë një standart në një kohë të kufizuar – 27 minuta. Në mënyrë që studentët të arrijnë standartin, mësuesit nga kolegji, së bashku me stafin e mirëmbajtjes së kolegjit, u trajnuar nga stafi i Premier Inn për t'i ndihmuar ata të përvetësonin aftësitë. Rrjeti i hotele tani ka 11 studentë në gjashtë hotele, duke punuar jo vetëm në mirëmbajtje, por edhe në recepsion dhe në restorantet e hotelit. Mësuesit dhe stafi i hotelit, rrijnë në kontakt për të monitoruar progresin e studentëve.

Simon Birch, menaxheri i transferimit të kolegjit Derwen, u shpreh:

'Ne dëshirojmë të krijojmë aftësi dhe të përmirësojmë punësimin e studentëve, për të siguruar që ka një rezultat pozitiv në fund. Rezultati më i mirë do të ishte punësim i paguar, kjo është ajo çfarë ne dëshirojmë, por për disa studentë rezultati më i mirë mund të jetë puna vullnetare (për një bamirësi)'.

A është kolegji mjaftueshëm ambicioz? Birch pranon se jo të gjithë studentët duan të punojnë në hotele apo supermarkete dhe në kampus mund të mësojnë bletarinë edhe krijimin e filmave. Kërkesa për punësim në art dhe media është e lartë, por Birch dhe ekipi i tij e kanë të vështirë të gjejnë punë të përshtatshme në këto sektorë.

Nuk janë vetëm studentët që përfitojnë nga këto partneritete.

Tracey Bishop, menaxherja e përgjithshme e rajonit për Chester dhe Wrexham Premier Inn u shpreh:

 'Isha shumë e frymëzuar kur shkova për herë të parë në Derwen. Nuk reshtja dot së menduari për atë. Ne u kontaktuam nga një nga ekip dhe u ftuam për vizitë. Ne u mahnitëm nga pasioni dhe përkushtimi i stafit të kolegjit. Ne vendosëm të ndihmonim'.

Krijimi i një dhome hoteli si kopje ishte mjaft e rëndësishme, e cila ka ndihmuar 11 studentë të trajnohen për standartet e Premier Inn (14 të tjerë do të trajnohen vitin tjetër akademik). Bishop u shpreh: 'Ka ndihmuar shumë në vetëbesimin e tyre dhe ka ndihmuar  në përshtatjen e tyre në një mjedis të cilin ata ndihen rehat. Ne e dimë që kolegji do që më shumë studentë të vijnë tek ne'.

Nuk është thjesht një punë për studentët, është rreth marrëdhënies të cilën ata kanë me anëtarët e tjerë të stafit. Ata bëhen së shpejti pjesë e ekipit, marrin pjesë në mbledhje me stafin, festojnë ditëlindjet bashkë. Gjithashtu, ndihmon edhe në zhvillimin e stafit si lidera në biznes.'

Kjo skemë është një nga disa iniciativat e ndërmarra nga Derwen, i cili u themelua në 1927 dhe u bashkangjit në dokumentarin BBC3, Jeta fillon tani. Trajnimi i Premier Inn është lavdëruar nga organizatat për njerëzit me aftësi të kufizuar për mënyrën e treguar që mësimi i këtyre njerëzve i ndihmon ata të kenë aftësi dhe të punojnë me njerëz të tjerë. 

Kaliya Franklin, e cila themeloi People First England, një organizatë mbrojtëse për njerëzit me aftësi të kufizuar, mendon që ky është vetëm fillimi. 'Vetëm 7% e njerëzve me aftësi të kufizuar kanë punë të paguar. Ka një mungesë në ambicie dhe mundësie për këta njerëz, kur bëhet fjalë për punë të paguar dhe qeveria duke i bërë njerëzit me aftësi të kufizuar më të varfër rrit pengesat e tyre për të punuar, dhe jo t'i ndihmojë të punësohen.'

Peter Beresford, profesor i politikave sociale të Universitetit Brunel, dhe drejtor i Shaping Our Lives, një organizatë shërbimi dhe network-u, u shpreh: 'Nëse do të jetonim në një botë ideale, do të ishte mirë nëse kompanitë si John Lewis dhe Witrose, të kishin mundësi punësimi për të gjithë, por në botën reale, është një treg me punë të kufizuara. Çfarë Derwen po bën është një themel i mirë për mësimin e njerëzve me aftësi të kufizuar.

Shkruajtur nga Nicola Slawson

Publikuar për herë të parë nga the Guarduan, e Martë 4 Gusht 2015.

Ripublikuar këtu me leje.