Përkrahja e studentëve sjell sukses në Wales

Ka shumë arsye që të mbash studentët të angazhuar me edukimin profesional mund të jetë një sfidë. Përmbushja e nevojave të studentëve, nuk nënkupton vetëm organizimin e një kursi ekselent, por gjithashtu edhe mbështetje të vazhdueshme. Studentët mund të duan ndihmë shtesë për të qenë të fokusuar ose të motivuar për të vazhduar kursin, kur gjërat bëhen të vështira. Ata mund të shqetësohen për gjëra si shtëpia, mirëqënia, shëndeti. Shkollat dhe kolegjet që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje shtesë, mund të shikojnë se studentët janë më të fokusuar kur e marrin këtë ndihmë shtesë.

Kjo është një strategji e një shkolle në Wales, e cila ka sjellë sukses duke ofruar ndihmë shtesë ndaj studentëve, të cilët janë duke patur vështirësi në mësim. Shkolla ka filluar të identifikojë studentë që janë në vështirësi dhe ka punësuar mësues me ekspertizë të gjerë. Sara Williams, Menaxherja e projektit rajonal në  Grŵp Llandrillo Menai, e ka shkrujatur projektin.

Grŵp Llandrillo Menai (GLLM) është një kolegj me fondacionin e qeverisë së Welsh-it, i vendndodhur në veri të Wales-it.

Qëllimi i tij është të mundësojë edukim dhe trajnim ekselent. Ai mbështet ekonominë e Wales, duke i pajisur studentët me aftësi, atribute dhe cilësi që nevojiten për të siguruar sukses në rajon dhe për ata vetë. Më tej, operacioni i kolegjit është mbështetur nga rinia e Welsh dhe nga Struktura e Progresionit.

GLLM është e dedikuar të sigurojë që të gjithë studentët të jenë të aftë të maksimizojnë mundësinë për progres dhe të mbajnë këtë linjë zhvillimi. Disa studentë mund të kërkojnë ndihmë shtesë, në mënyrë që të përballen me vështirësitë që ata kanë për të qëndruar në një linjë me mësimdhënien. 

Në përgjigje më këto nevoja, organizata ka nisur Learner At Risk Panels (LARP), e cila fokusohet tek studentët të cilët janë në risk mospërfshirje me mësimdhënien, kështu që mund të bëhen ndërhyrje, në mënyrë që të maksimohet potenciali i tyre i plotë.

Në LARP, paneli shikon të dhënat nga Early Intervention Tool, i cili është zhvilluar nga GLLM në bashkëpunim me aksionerët kryesorë. Ky mjet mat indikatorët nga pjesëmarrja, aftësitë bazë, nevojat e sjelljes dhe mirëqënies, për të identifikuar një student në 'risk'. Këta indikatorë përdoren më vonë për të dhënë një rezultat.

Ky mjet përdoret nga mosha 16 deri 24, dy herë në vit. Për ata që janë në 15 për qind e parë, bëhet një vështrim për të parë se cfare mungon. Për ata që jan në 8 për qind e studentëve me potencial të plotë, shikohet a u nevojitet ndihmë nga projekti TRAC.

TRAC 11-24 është financuar nga Fondi Social Europian nëpërmjet qeverisë së Welsh-it, dhe ofron mbështetje për të ulur numrin e personave 11-24 vjec, të cilët janë të rrezikuar mos të përfshihen në edukim, punësim ose trajnim në Veriun e Wales. Kjo mbështetje vjen nëpërmjet një rangu ndërhyrjesh, të cilat do të plotësojnë shërbimin kryesor. Projekti udhëhiqet nga Denbighshire County Council, dhe punon në bashkëpunim me gjashtë autoritete lokale me Careers Wales dhe kolegje lokale. Si projekti progreson në cdo organizatë varion nga strukturat ekzistuese.

Në GLLM, projekti punon me studentë 16-24 vjeç, të cilët janë të përfshirë në edukim dhe janë të identifikuar si në risk mospërfshirje dhe mbështet aty ku nuk plotësohen nevojat e studentëve. Qëllimi i projektit është të sigurojë që studentët janë të përkrahur për të qëndruar në program dhe të mbarojnë kursin.

Projekti siguron mbështetje të madhe nga ekipi i shpërndarjes, me përfshirje nga trajnues nga TRAC, mësues akademik dhe këshilltarë për të adresuar pengesat ose shqetësimet të cilat ndikojnë përfshirjen e studentëve.

Kjo përfshin plane e aksione të personalizuara, të cilat plotësojnë cilësinë brenda organizatës dhe një vështrim të rezultateve. Përgjatë projektit, studentët me rezultatin e Early Intervention Tool, vëzhgohen në një kohë dhjetë javore për të matur distancën e përshkruar nga studenti si një pasojë e rezultatit dhe gjthashtu të analizojnë rezultatin në krahasim me studentët e tjerë. Mësuesit dhe trajnerët janë të gatshëm të ndihmojnë me probleme si shtëpia, mirëqënia e shëndeti, të cilat ndikojnë në përfshirjen e studentëve.

Tek GLLM, projekti është në vitin e parë të zbatimit dhe do të jetë funksional deri në 2018. TRAC po mbështet studentët dhe në ditët e para ka patur sukses, fillesat kanë qenë mjaft pozitive në ndihmesën e studentëve në 'risk', në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Për të zbuluar më shumë për punën e TRAC në GLLM, kontaktoni: Sara Williams, Menaxherja e Projektit Rajonal ADTRAC, GLLM.