Këshillat më të mira: përmbushja e nevojave të studentëve

Një rast studimi nga Kolegji Hackney Community

Kolegji Hackney Community ka krijuar një program gjithëpërfshirës edukimi për një grup njerëzish me vështirësi për të mësuar dhe me aftësi të kufizuar.

Me shpresën e ndarjes së suksesit të tyre, ne po përfshijmë këtë projekt si një rast studimi dhe një list me këshillat më të mira për t'iu ndihmuar juve të mësoni nga eksperiencat e tyre.

egji Hackney Community është një institucion i nivelit mesatar të edukimit pozicionuar në Shoreditch, Londër.

Kolegji është shumë i përkushtuar në plotësimin e nevojave të komunitetit, i cili është shumë i diversifikuar dhe përfshijnë shumë familje me nevoja sociale e ekonomike.

Kolegji, gjithmonë ka siguruar kurse për studentët me aftësi të kufizuar, por në 2009 u kërkua që të merreshin masa për një grup prej 6 personash me aftësi të kufizuar.

Kjo kërkoi një transformim të shpejtë të mjediseve dhe zhvillimin e një kurrikuli të ri për të përmbushur nevojat e këtyre studentëve.

Personi përgjegjës për projektin vendosi që kurrikula duhet t'i ndihmojë ata të mësojnë, jetojnë dhe punojnë më vonë duke përmirësuar aftësinë e tyre për të folur për veten e tyre. Kurrikula u bazua në një program të quajtur: 'Speak Up For Yourself and Your future', i hartuar nga Departamenti i Arsimit të Oregonit - në fund të faqes mund të gjeni një link.

Personi përgjegjës takoi studentët dhe zhvilloi disa qëllime dhe hartoi një kurrikul, mësim pas mësimi, për të përmbushur nevojat specifike të studentëve.

U zhvillua një strukturë për çdo seksion. Ato do të zhvilloheshin në një cikël dhe studentët e stafi do e fillonin çdo seksion se si ndiheshin dhe pse. Do të luhej një lojë para seksionit kryesor. Seksioni kryesor përfshinte një bashkëbisedim në grup ose seri bashkëbisedimesh, me një kukull të quajtur Jazza. Kukulla ndihmon studentët të komunikojnë. Seksionet do të ndihmonin gjithashtu të vizatonin hartën e mendjes. Të gjitha seksionet u regjistruan dhe studentët kishin mundësinë të shikonin veten e tyre. Kjo ndihmoi në memorien e studentëve dhe rritjen e vetëbesimit të tyre.

Një student u shpreh: 'Mund t'i tregoj njerëzve se si dua që jeta ime të jetë pasi të lë kolegjin'. Një student tjetër tha që çdo klas e bënte të ndihej m i sigurt në vetvete.

Programi ishte shumë i suksesshëm. Këtë vit, 48 studentë me nevoja të kufizuara do të ndjekin kolegjin.

Për të ndarë me shkollat dhe kolegjet e tjera, kolegji Hackney Community  ka sugjeruar disa këshilla bazuar në eksperiencën e tyre, për të ndihmuar të tjerët të zhvillojnë kurse të cilat do të përmbushin nevojat e studentëve me aftësi të kufizuar.

1) Përshtat qëllimet e edukimit me studentët dhe të vlerësojë vazhdimisht

2) Merr hapa të vegjël

3) Përforco vazhdimisht

4) Përdor regjistrime video dhe audio për të përforcuar memorien dhe rritur vetëbesimin

5) Mba çdo aktivitet të shkurtër dhe përdor stile të ndryshme mësimdhënieje

6) Bëji aktivitetet argëtuese, përfshirëse dhe interaktive - përdor kukulla, role dhe lojëra

7) Puno si një skuadër dhe përdor një model sjellje me fuqitë dhe aftësitë e stafit

8) Ki akses në burime vizuale

9) Megjithëse aktivitetet udhëhiqen nga një person, përdorni edhe aktivitete në grup dhe merrni çdo mundësi për të bërë zgjedhje, dëgjoni njëri-tjetrin dhe ndani mendimet së bashku.

Për të lexuar më shumë për këtë projekt, shkarko raportin këtu.

Shkarko kurrikulën të hartuar nga Departamenti i Arsimit të Oregonit këtu.