Resurs: Zhvillimi i aftësive për punësueshmëri të studentëve

Sino – British College (SBC) ka ofruar mjetet e tyre shumë gjithëpërfshirëse që kanë në fokus një objektivë të vetme – përmirësimin e punësueshmërisë për studentë.

Çka të pritet nga mjetet për punësueshmëri 

SBC-ja e ka thjeshtësuar konceptin e “përmirësimit të punësueshmërisë” duke e ndarë atë në tri elemente të ndryshme të cilat ata mendojnë se janë të nevojshme për përmirësimin e punësueshmërisë:

1. Zhvillimi i karrierës, mësimi dhe trajnimi – themeli 

Mësimi për zhvillim të karrierës fillon nga viti i parë dhe vazhdon deri në vitin e fundit të studentëve. Ai është i dizajnuar që të lehtësojë zhvillimin e ndërgjegjësimit, njohjes së mundësive, mësimin për vendim në karrierë dhe mësimin tranzicional. Studentët i njohin përparësitë e tyre vetjake, motivimet, vlerat, karakteristikat, zhvillojnë qëndrim vetë-reflektues ndaj punës akademike dhe aktiviteteve tjera jashtë kurrikulare, caktojnë objektiva për karrierë të ardhshme dhe sajojnë plane afatshkurta/afatmesme për zhvillim të karrierës gjatë gjithë trajnimit të tyre për zhvillim të karrierës”."

2. Lidhjet me industrinë – arritja e angazhimit të studentëve me punëdhënës

CSD-ja ka zhvilluar programe strategjike duke përfshirë projektet në mjedis pune/projektet e bazuara në punë, vizitat në kompani, komitetin e instruktorëve të aftësive profesionale, punën praktike në korporata, panairet e vogla të vendeve të punës dhe intervistat e simuluara, e shumë të tjera. Rrjedhimisht, studentëve u është mundësuar që të aplikojnë njohuritë e tyre, të thellojnë informatat për vendin e punës, vlerat, aftësitë e komunikimit dhe të ofrojnë dëshmi për arritjet e tyre në zhvillimin e ndërlidhur të aftësive për punësueshmëri."

3. Rrjetet e të diplomuarve – mbështetja e vazhduar 

Asociacioni Ndërkombëtar i të Diplomuarve i SBC-së (SBCIAA) është themeluar në vitin 2011. Ata për një kohë të gjatë kanë zhvilluar një platformë të jashtëzakonshme nga e cilat të diplomuarit mund të zgjerojnë rrjetet e të diplomuarve, të ndajnë përvojën për karrierë, të azhurnojnë bazën e njohurive, të kërkojnë mundësi potenciale biznesi dhe të promovojnë zhvillimin në karrierë, etj. Të diplomuarit mbesin në kontakt me SBC-në dhe me njëri tjetrin përmes kanaleve të ndryshme online dhe offline. SDC-ja rregullisht mbanë ekspozita për karrierë për t’iu mundësuar të diplomuarve të vet që të ndajnë informata për industri. Përveç kësaj, SBCIAA-ja mban vizita në kompani ku të diplomuarit punojnë në mënyrë që të marr informata kthyese për performancën e të diplomuarve të SBC-së dhe t’u ndihmojë atyre që të realizojnë shteg të qëndrueshëm të zhvillimit të karrierës.

Deklarata e Punësueshmërisë e plotë, gjithëpërfshirëse futet edhe më shumë në hollësi në projtektet/strategjitë e kaluara dhe ato në vazhdim e sipër, objektivat për karrierë dhe trajnim, opsionet për shtigje në karrierë, etiketën globale, rastet studimore e shumë e shumë të tjera.