Kurse online: Si të arrini sukses në tregun global të punës

British Council dhe Universiteti i Sheffield kanë bashkuar forcat që të zhvillojnë një kurs të ri falas online: Si të arrini sukses në tregun global të punës. Kursi është i hapur për regjistrime dhe fillon me 26 Shtator 2016. Do të zgjasë katër javë dhe përmbanë tri orë mësimi çdo javë. Nxënësit e institucioneve tuaja mund të regjistrohen tani në këtë kurs falas online, që të pregatiten për botën e punës dhe përkrahin zhvillimin e metutjeshëm profesional."

Ky kurs është i dedikuar së pari për ata individ që i ekspozohen për herë të parë tregut të punës. Kursi koncentrohet në aftësitë e buta të cilat njihen ndërkombëtarisht si bazë për sukses në punë, kështu që kursi është i aplikueshëm për nxënës, absolventë, të posa punësuar, dhe ata që i kthehen punës pas një pauze. Individëve të interesuar që të fillojnë karrierën e tyre, do t'iu ofroj aftësi që të futen në tregun e punës me vetëbesim. Do t'iu ofroj aftësi komunikuese të cilat do t'iu ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me kolegë dhe menaxherë. 

Temat iu japin nxënësve njohuri pa pasur nevojë të kenë përvojë të mëhershme. Nxënësit do të vetëdijësohen për aftësitë kryesore që iu nevojiten për vend pune, dhe nëpërmjet videove me punëdhënës nga sektoret dhe vendet e ndryshme, nxënësit do të marrin informata të brendshme se çka kërkojnë punëdhënësit.