Punëtoria “Hyrje në zhvillimin e aftësive për punësueshmëri”

Shërbimi për Mësim dhe Përmirësim të Aftësive (LSIS) kanë punuar shumë për të krijuar një udhëzues gjithëpërfshirës për mbajtjen e punëtorisë “Hyrje në zhvillimin e aftësive për punësueshmëri” – dhe është falas për ju që ta përdorni!

Çfarë është ajo?

Kjo punëtori është dizajnuar për të ngritur vetëdijen dhe për të zhvilluar të kuptuarit për rëndësinë e punësueshmërisë dhe aftësive për punësueshmëri brenda Edukimit të Mëtejmë (FE) dhe sektorit të aftësive.

Për kë është punëtoria?

Ajo është e dizajnuar për ata njerëz të cilët punojnë brenda sektorit e nga të cilët pritet që të mbështesin nxënësit në eksplorime dhe vendim-marrje për karrierë, si pjesë e rolit të tyre në punë.

Kush mund të jap mësim në këtë punëtori?

Ky modul mund të mbahet nga kushdo që është profesionist trajnimesh me përvojë apo i kualifikuar nëse i kushtojnë kohë familjarizimit me materialin duke përfshirë vegëzat në ueb, materialet e ofruara dhe referencat. Megjithatë, do të ishte përparësi sikur trajnuesi të kishte përvojë apo trajnim në zhvillim të karrierës, pasi që kjo do t’i mundësonte eksplorim më të gjerë dhe më të thellë të temave të prekura."

Çka ofron udhëzuesi për punëtorinë?

Me mbi 61 faqe, udhëzuesi për punëtori do të ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një modul hyrës të qartë e konciz për zhvillimin e aftësive për punësim. Ai përfshinë: 

  • minutazhet e plota për secilin sesion,
  • 26 faqe në powerpoint për përdorim gjatë gjithë punëtorisë,
  • aktivitete të rregullta për t’i mbajtur nxënësit të angazhuar,
  • disa materiale që u jepen nxënësve duke përfshirë udhëzues, definicione dhe raste studimore,
  • aktivitete opsionale për zgjerim – për mësim shtesë pas përfundimit të modulit,
  • vegëza për materiale shtesë dhe punëtori tjera përmes Shërbimit për Mësim dhe Përmirësim të Aftësive (LSIS).

Çfarë do të arrijnë nxënësit?

Synimi i punëtorisë është që të zhvillojë të kuptuarit për kompleksitetet që kanë të bëjnë me punësueshmërinë.

Objektivat e punëtorisë janë që t’u mundësojnë pjesëmarrësve që të:

  • analizojnë një llojshmëri perspektivash për punësueshmëri,
  • deklarojnë se çka do të thotë punësueshmëria në organizatën e tyre,
  • përshkruajnë aftësitë kryesore për punësueshmëri që kërkohen për nxënësit e tyre,
  • diskutojnë se si të rritet zhvillimi i aftësive për punësueshmëri te nxënësit e tyre.