Trajnimi për karrierë – Përgatitja e të rinjve për të ardhme

Të gjithë të rinjtë janë të interesuar për të ardhmen e tyre në punë dhe shumë shkolla ofrojnë një lloj të këshillimit për karrierë, por vetëm disa shkolla u japin studentëve mundësinë që të takohen sy me sy me njerëz me vende të ndryshme pune në sektorë potencialisht me interes. 

Të rinjtë njihen se i kushtojnë vëmendje të veçantë pikëpamjeve të profesionistëve me të cilët bien në kontakt në mjedise arsimore dhe pajtohen jashtëzakonisht që kontaktet ndihmojnë në vendim-marrje për karrierë (Taskforca Arsimimi dhe Punëdhënësit, 2012). 

Pra, çka do t’iu ndihmonte të rinjve që të futen me sukses në tregun e punës? 

Trajnimi për karrierë 

Në Milton Keynes, MB, në bamirësinë tonë arsimore, Worktree ka testuar skemën e quajtur “Trajnimi për karrierë” duke përfshirë të gjithë nxënësit e moshës 11-18 vjeç në tri shkolla të mesme. Në sesionin një orësh, grupi prej 30 nxënësve takohen dhe intervistojnë tetë mysafirë vullnetarë pune në cikël bisedash prej shtatë deri tetë minutash, ku tre apo katër nxënës qëndrojnë me një punëdhënës për kohën e caktuar dhe më pas kalojnë te tjetri.   

Trajnimi për karrierë është efektiv, dhe një gjë që është po aq e rëndësishme, është i replikueshëm. Ne besojmë që secili mësimdhënës kudo që të jetë mund të përdorë atë për t’u ndihmuar nxënësve të tij/saj që të mendojnë për të ardhmen e tyre në punë."

Nga shtatori i vitit 2015 deri në mars 2016, 2,832 të rinj janë takuar dhe kanë intervistuar 572 mysafirë pune. Duke shfrytëzuar të dhënat nga reagimet e nxënësve pak para sesionit dhe menjëherë pas tij, ne kemi vërejtur rritje prej 19 për qind në besimin e studentëve për vendim-marrje në karrierë, rritje prej 23 për qind në besimin e tyre për të folur me të rritur që nuk i njohin dhe rritje prej tetë për qind në përkushtimin e tyre për të mësuar dhe arritur. 

Unë mësova shumë ide të reja që të arrijë qëllimet e mia të ardhshme dhe si të përfitoj nga përvojat që më ofrohen”, tha njëri nga nxënësit tanë 16 vjeçar.

Tony Nelson, krye-mësimdhënësi i Akademisë Hazeley tha, “Reagimet kthyese nga nxënësit dhe personeli ynë tregojnë që sesionet e Trajnimit për karrierë kanë pasur ndikim pozitiv dramatik në aspiratat e nxënësve, vizionit personal dhe forcën shtytëse. Në më shumë se dy dekada në arsim nuk kam hasur në program më efektiv për arritjen e këtyre qëllimeve në një grup të gjerë nxënësish me investim aq minimal kur bëhet fjalë për kohën dhe paratë”. 

Ne gjithashtu kemi vërejtur nivele të larta të kënaqshmërisë tek punonjësit vullnetarë, ku 62 për qind janë pajtuar fuqishëm që janë ndjerë të vlerësuar (99 për qind janë pajtuar) dhe 49 për qind janë pajtuar fuqishëm me “Tani unë kam mendim më pozitiv për punën time” (99 për qind janë pajtuar), që tregon fitime potenciale nga produktiviteti i punëtorëve për punëdhënësin."

“Mbajtja e sesioneve të trajnimit për karrierë më ndihmon që të dalë nga proceset e mia thelbësore, më sjell një mjedis plotësisht të ndryshëm, më bën të kuptoj se kush më ka frymëzuar dhe më inkurajon perspektivë të ndryshme”.

Mysafirët Andy Perry, Menaxher i Lartë i Bankës NatWest

Meqë Trajnimi për karrierë kërkon që mysafirët të ndajnë vetëm një orë, pothuajse të gjithë shprehin gatishmërinë që ta bëjnë prapë, duke u mundësuar shkollave që të zhvillojnë marrëdhënie më të thellë dhe më produktive me punëdhënësit lokal. 

Trajnimi për karrierë është dëshmuar të jetë efektiv në Ugandë, Kinë dhe Indi, e po ashtu edhe në MB. Me të vërtetë nuk është i vështirë. I ka dy pjesë përbërëse kryesore:

  • Rekrutimin e mysafirëve vullnetarë nga puna, në rastin ideal së paku tetë për grupin prej 30 nxënësve. Mysafirët nga puna mund të jenë kolegë, njerëz që punojnë në bizneset në afërsi, miq apo të afërm – nuk është me rëndësi së çfarë statusi të punës mbajnë, është me rëndësi vetëm që ata të flasin mirëfilli për përvojën e tyre personale në punë. 
  • Lehtësimin e sesionit një orësh të Trajnimit për karrierë në mënyrë që studentët të marrin rolin udhëheqës në shtrimin e pyetjeve lidhur me vendet e punës së mysafirëve dhe që mysafirët të ndihen rehatshëm që të japin përgjigje të vërteta.

Vizioni ynë për qytetin tonë të lindjes, Milton Keynes, është që Trajnimi për karrierë të jetë funksional në çdo shkollë të mesme – vetëm një sesion një orësh në vit për secilën grup moshë, që intervistojnë tetë mysafirë të ndryshme secilën herë – në mënyrë që të gjithë nxënësit të takohen dhe të intervistojnë 50 mysafirë nga puna para se të përfundojnë shkollën.  

Në shkollat e Milton Keynes, Worktree rekruton mysafirët dhe mundëson sesionet. Por, ne kemi dëgjuar shumë tregime për shkolla dhe mësimdhënës në vende tjera që e bëjnë këtë vetë.

Provojeni edhe ju! Nxënësit tuaj do ta shohin si angazhuese dhe do të ndihen më me besim në vendimet e tyre për studim pas ekspozimit të tyre ndaj përvojave të të tjerëve të cilët kanë përjetuar punën e vërtetë. Për të mësuar më shumë se si e kemi bërë ne këtë vizitoni uebfaqen e Worktree.