Zhvillimi i inovacionit në ATTP: Hapësirë e re virtuele

Partneri ynë, Fondacioni për Arsim dhe Trajnim – organ udhëheqës në MB që ofron resurse dhe trajnim të vazhdueshëm për zhvillim profesional për mësimdhënësit dhe praktikuesit profesional – ka lansuar një hapësirë të re interesante ekspozimi online. Ekspozita “Zhvillimi i inovacionit në Arsimin dhe Trajnimin Teknik dhe Profesional” është tani funksionale dhe paraqet praktikat efektive në dizajnin dhe ofrimin e Arsimit dhe Trajnimit Teknik dhe Profesional (ATTP). 

Hapësira ekspozuese sjell në një vend shembuj të përdorimit të përvojës dhe njohurive të mbi 40 partneriteteve punëdhënës-ofrues i arsimit dhe fokusohet në:

  •  Raste studimore, raporte dhe video që demonstrojnë aspektet kyçe të partneriteteve efektive dhe inovative punëdhënës-ofrues i arsimit. Kjo bëhet kryesisht përmes projekteve si Two Way Street’ Leadership Exchange (Shkëmbimi i Lidershipit nga Two Way Street) (që ka të bëjë me lidershipin në zhvillimin e ATTP-së efektive me punëdhënësit) dhe Programi zhvillimor “Teach Too” (Jep mësim gjithashtu) (i dizajnuar për të zhvilluar personelin dhe kurrikulën) – dy aspekte që funksionojnë shumë afërsisht me njëra tjetrën. Çelës në këtë punë është koncepti i profesionalizmit të dyfishtë që janë ata që edhe japin mësim edhe punojnë në zanatin apo profesionin relevant. 
  • Gjetjet e kërkimit të vogël për ofrimin e aftësimit para-profesional, të mbështetur nga një set prej gjashtë rasteve studimore dhe ilustrimin e tipareve dhe karakteristikave të ofrimit të aftësimit para-profesional. Synimi i kërkimit ishte që të sigurojë që mësimdhënësit të jenë në dijeni se si të dizajnojnë më së miri programet për mësimdhënie para-profesionale, d.m.th. programet për ata që ende nuk janë në trajnime profesionale.

Programet ‘Two Way Street’ dhe ‘Teach Too’ kanë përfshirë ndërmarrje të mëdha, të vogla dhe të mesme. Rastet studimore, videot dhe resurset mbështetëse kapin mënyrat në të cilat këto partneritete kanë ndarë ekspertizën – profesionale, procesin biznesor, atë kurrikulare dhe pedagogjike – për të planifikuar, dizajnuar dhe ofruar arsimim dhe aftësim inovativ dhe të qëndrueshëm i cili është reagues ndaj nevojave të industrisë dhe zhvillon një linjë më të qartë të të pamurit për nxënësit. 

Ekspozita “Zhvillimi i inovacionit në arsimin dhe aftësimin teknik dhe profesional” është tani funksionale në Portën e Ekselencës së Fondacionit për Arsim dhe Aftësim. Ajo bashkon Shkëmbimet e Lidershipit të Dyanshëm, Programin Zhvillimor Teach Too dhe rezultatet nga kërkimi për dizajnët dhe ofrimin e programeve para-profesionale.