Dobitë e trajnimit efektiv në punë praktike

E ka ndihmuar kompaninë tonë që të rritet dhe që të prosperojë për t’u bërë lider në industri

Grupi URT

Ky është ndikimi që trajnimi në vend pune në formë të punës praktike – të mbështetur nga Kolegji Chichester – ka pasur në një prej prodhuesve prijës të Britanisë. 

Grupi URT është prodhues kompozitesh dhe ofrues i zgjidhjeve inxhinierike, e bazuar në West Sussex. Ai punon me klientë nga një gamë e gjerë e industrive, nga ajo e mbrojtjes deri te ato për mënyrë jetese, nga ajo e hapësirës ajrore te ajo e motorsportit – duke përfshirë Formulën 1 dhe La Mans. E themeluar në vitin 2001 me vetëm tre punonjës, është rritur për të punësuar më shumë se 100 persona në objektin e saj në Bognor Regis.

Drejtori teknik dhe bashkë-themeluesi – Kevin Emmet tha, “Nga dita e parë ne gjithmonë i kemi vënë theks punës praktike. Ata me të vërtetë i sjellin dobi personelit tonë dhe mësimi i strukturuar që ata e marrin në Kolegjin Chichester e plotëson atë që ata janë duke mësuar me ne në vend të punës. Ne punojmë nga afër me kolegjin për të përshtatur punën praktike me praktikantët ... Unë dua që ata të dinë se si udhëhiqet kompania. Nga financat deri te shitjet, te dizajni dhe dyshemeja e shitores, është jetike për ta që të kuptojnë çdo fushë". 

Që kur kemi filluar, kemi parë 22 praktikantë duke u futur përmes dyerve tona dhe i kemi mbajtur pothuajse të gjithë. Është me të vërtetë e rëndësishme për ne që zhvillojmë atë talent dhe t’i shohim ata duke arritur sukses. Për ta thjeshtësuar, nëse praktikantët tanë nuk janë duke u ngjitur lartë në shkallë, atëherë do të dinim që ne kemi bërë diçka gabimisht.

Kevin është përgjegjës për trajnimin dhe zhvillimin e personelit të URT-së dhe udhëheqë skemën e punës praktike që është prijëse në industri. Në karrierën e tij, ku përfshihen pozita në ekipe të ndryshme të Formula 1, duke përfshirë McLaren dhe Benetton, ai ka punuar me një numër ofruesish të trajnimeve – por që kur është bërë partner me Kolegjin Chichester ai ka zbuluar dallimin e vërtetë. 

'Gjëja që më pëlqen për Chichester-in është që ata me të vërtetë dëgjojnë për atë që ne duam dhe që na nevojitet”, shpjegon ai. “Kolegji ka qenë thelbësor në krijimi ne skemës sonë të punës praktike dhe ata kanë qenë me të vërtetë fleksibil në përshtatjen e programit mësimor nevojave tona”.

Nëse na duhet të shtojmë diçka, ata do ta bëjnë këtë. Unë flas me kompanitë tjera për kompozite në mbarë vendin dhe nuk duket se ata kanë marrëdhëniet e njëjta me kolegjet e tyre lokale dhe ofruesit e trajnimeve. Unë mendoj që, meqë ne punojmë ngushtë në zhvillimin e kurseve me kolegjin dhe universitetin lokal, ne do të kemi zhvillim të një komuniteti inxhinerik të zhvilluar mirë këtu në West Sussex”.

Julie Kapsalis, zëvendësdrejtor në Kolegjin Chichester, shtoi: “Si kolegj, ne krenohemi për vendosjen e punësueshmërisë në qendër të arsimimit tonë – dhe kjo është diçka që ne e bëjmë mirë gjerësisht”.

Në klimën e sotme, punëdhënësit po kërkojnë personel që kanë më shumë sesa vetëm kualifikimin – ata duan njerëz që gjithashtu kanë edhe shkathtësitë praktike për të pasur sukses. Ne punojmë ngushtë me punëdhënësit lokal të të gjitha madhësive – nga sallonet lokale të parukerisë deri te kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare si URT-ja – për të dizajnuar trajnime dhe programe të punës praktike të porositura të cilat përmbushin nevojat e bizneseve të tyre – dhe kjo është ajo që çon në partneritete të suksesshme trajnimi.

Grupi URT

Drejtori teknik i URT Group, Kevin Emmett, ka studiuar inxhinierinë e hapësirës ajrore në universitet. Ai ka punuar për një numër të ekipeve të Formula 1, duke përfshirë McLaren dhe Benetton, para se të themelojë URT-në bashkë me dy kolegë. 

URT-ja është prodhues prijës i kompoziteve dhe ofrues i zgjidhjeve inxhinierike, që dizajnon dhe prodhon një gamë të gjerë të komponentëve kompozite, të mëdha e të vogla.

Për më shumë informata mund të vizitoni uebfaqen e tyre.

Kolegji Chichester

Kolegji Chichester ndodhet në West Sussex në MB. Kolegji vendosë punësueshmërinë në qendër të arsimit të tij dhe punon shumë për të siguruar që të gjithë studentët e tij të largohen nga aty me arsimim të klasës së parë krahas shkathtësive praktike të cilat do t’u nevojiten në karrierat e tyre të zgjedhura. Kolegji beson që është kritike që të punohet në partneritet me bizneset lokale për të përmbushur kërkesat e tyre për shkathtësi dhe fuqi punëtore. Krerët e bizneseve rregullisht vijnë në kolegj dhe mbajnë ligjërata me grupe të studentëve dhe japin kontribut në zhvillimin e kurrikulës sonë. 

Për më shumë informata lidhur me Kolegjin Chichester dhe punën që ata bëjnë, mund të vizitoni uebfaqen e tyre.