Përmirësimi i mundësive për studentët me aftësi të kufizuar

Në botimet e fundit të Vocational Education Exchange, ne kemi bashkangjitur disa artikull që shpjegojnë sesi kurset profesionale shpjegohen në mjediset e punës dhe mund të ndihmojnë studentët të përgatiten për punësim - në fund të faqes mund të gjeni link-et. Këtë muaj ne shikojmë sesi Foxes Academy e ka përshtatur këtë përqasje për të përmirësuar rezultatet e studentëve me aftësi të kufizuar.

Foxes Academy pozicionohet në Somerset. Akademia është vendosur në një mënyrë të tillë në mënyrë që të ofrojë programet më të mira të edukimit profesional nga një hotel për njerëz me aftësi të kufizuar.

Akademia mundëson eksperienca pune në katering, menaxhimin e hotelit dhe mirëmbajtjen, ndërsa studentët punojnë për kualifikime profesionale. Duke u fokusuar në punësimin e studentëve, akademia inkurajon studentët të kenë më shumë vetëbesim, të jenë më të pavarur dhe të kenë më shumë përgjegjësi për vendimet e tyre.

Katër mënyra sesi Foxes Academy përmirëson rezultatet për studentët me aftësi të kufizuar. 

Mësimdhënia në një mjedis pune

Duke bazuar programet e tyre të edukimit në një hotel, Foxes Academy përgatit studentët për punën që nga momenti kur fillon kursi. Studentët inkurajohen që nga fillimi të fillojnë të përgatiten për aktivitete relae duke përfshirë gatimin dhe mirëmbajtjen.

Studentët mund të kërkojnë ndihmë, por kjo reduktohet kur ata aftësohen.

Mësimdhënia në një mjedis pune ndihmon studentët të praktikojnë atë çfarë mësojnë. Gjithashtu, kjo ndihmon studentët të mësojnë aftësi më praktike si përballja me ankesat e një konsumatori dhe sesi të përgjigjen nëse bëhen gabime.

"Ne besojmë se faktori më i rëndësishëm në trajnimin profesional është që trajnimi bëhet në në mjedis real pune me publikun si konsumatorë. Duke mësuar atribute si të qenurit të përpiktë në orar, puna në ekip, kujdesi konsumator dhe aparenca personale, mund të ndërtojnë një bazament të fortë për studentët kur largohen nga kolegji.'' - Kerry McCarthy, Ekzektuive e Financës dhe Marketingut.

Vendosjet e përshtatura

Ashtu si eksperienca në një mjedis pune brenda akademisë, të gjithë studentët përshtaten me disa vendosje jashtë hotelit. Çdo vendosje përshtatet me nevojat e studentit, të qenurit i aksesueshëm dhe në mënyrë që të arrijnë qëllimet. Shkolla është e kujdesshme për të përshtatur nevojat dhe ambiciet e studentëve ndaj eksperiencës që punonjësi mund të ofrojë.

Akademia punon për të ofruar ndihmë para dhe pas vendosjeve. Bashkëpunimet midis akademisë, punonjësve dhe mësuesve, përpiqen të jenë sa më efektive, me reagime nga punonjësit, duke ndikuar në mësim dhe trajnimin e marrë në hotel.

Stafi i kualifikuar

Të gjithë mësuesit profesional kanë eksperiencë dhe eskpertizë në mikëpritje dhe katering, gjithashtu ka edhe mësues të kualifikuar të arsimit të lartë. Kjo nënkupton që ata përshtaten në menaxhimin e hotelit në ditë festash zyrtare, por edhe në shpjegimin ndaj të tjerëve për aftësitë që ata kanë marrë.

Mësues përditësohen me praktikat më të mira nëpërmjet vizitave dhe vendosjeve me organizatat të cilat konsiderohen lider në fushat e tyre. Gjithashtu, mësuesit marrin pjesë në konferenca dhe trajnime për t'u siguruar që ata përmirësohen vazhdimisht në atë çfarë ata bëjnë dhe sjellin ide të reja në akademi.

Lidhja e studentëve me punonjësit

Akademia e shikon rolin e saj, jo vetëm në edukimin e studentëve gjatë kursit, por edhe në menaxhimin e punës së tyre. Akademia e arrin këtë me disa mënyra.

Gjatë ditëve të festave zyrtare, mësuesit inkurajohen për të gjetur eksperienca pune afër shtëpisë së tyre. Mësuesit mbështeten në aplikimet e tyre dhe ju jepet mundësia të praktikojnë teknika intervistuese. Ndërsa studentët përgatiten për t'u larguar nga kolegji, bëhen më shumë takime me punonjës potencial.

Akademia përpiqet të ndërtojë marrëdhënie me punonjësit potencial. Për shembull, punonjësit të cilët duan të organizojnë konferenca, inkurajohen të përdorin hotelin si vend. Kjo mundëson punonjësit të përjetojnë cilësinë e lartë të shërbimit të ofruar nga studentët e akademisë. Kjo akademi organizon edhe një event një herë në vit për të festuar kontributin e punonjësve. 

Për të lexuar rastin e studimit të Ofsted-it, klikoni këtu.

Për të lexuar rreth Foxes Academy, shikoni faqen e tyre të internetit këtu.

Për më shumë artikull të ngjashëm të Vocational Education Exchange, shikoni:

Nëse doni të komentoni për këtë artikull, ju lutem dërgoni email tel VEE@britishcouncil.org dhe bashkohuni në debat. Nëse dëshironi të jepni artikullin tuaj, zbuloni sesi këtu.