Premier League përfshin studentë me aftësi të kufizuar

Një organizatë bamirëse për arsimin në Mbretërinë e Bashkuar është bashkuar me klubet e futbollit të Premier League për të inkurajuar studentët me aftësi të kufizuar të përfshihen në edukimin profesional.

Leadership Through Sport & Business (LTSB) i mundëson personave të larguar nga shkolla nga mosha 16 deri në 24 vjeç, nga pjesë të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, mundësinë për të patur një karrierë në kontabilitet, biznes dhe financë.

Duke ju ofruar mundësinë për t'u përfshirë në klube futbolli si Chelsea, West Ham apo Aston Villa, kjo i jep mundësinë studentëve të përgatiten për të ardhmen.

Futbolli është grepi', u shpreh Caroline Adair, drejtoresha e programit. 'Për shumë nga studentët tanë është e vështirë t'i largosh nga grupet e tyre për të vazhduar arsimin e lartë.' Mundësia për të punuar pranë klubeve të Premier League, jo vetëm i motivon njerëzit e rinj, por edhe i ndihmon ata t'i shpjegojnë vendimin e tyre të tjerëve.

Studentët të cilët janë të pranuar në një program 16 mujor, i cili fillon me katër muaj parapërgatitje për punësim. Gjatë kësaj kohe studentët mësojnë për Shoqatën e Kontabilistëve (AAT) për nivel 2 të kualifikimit në kolegj, tre ditë në javë dhe në ditë e tjera, LTSB dhe klubet e futbollit mundësojnë aktivitete të ndryshme, trajnim për punësim, si dhe trajnim nga Shoqata e Futbollit (FA). Duke pasuar këtë, studentëve ju jepet një praktikë nje vjeçare e  paguar e nivelit 3 të AAT, ndërkohë vazhdojnë edhe zhvillimin personal e profesional një herë në javë dhe marrin pjesë si vullnetar në klubet e futbollit në kohën e tyre të lirë.

Si pjesë e punës së tyre me një klub futbolli, studentët planifikojnë dhe i ofrojnë trajnim fëmijëve dhe të rinjve, dhe disa marrin pjesë në programin Kicks së Premier League, i cili organizon aktivitete në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Adom Akuamoah, i cili emigroi në Mbretërinë e Bashkuar nga Ghana kur ishte 16 vjeç, u shpreh:

Më pëlqen trajnimi me West Ham United Foundation. Të punuarit me fëmijët është e vështirë, por duhet kujdesje ndaj detajeve, aftësive të njerëzve dhe vetëbesimit – të cilat i përfshiva në punën time.

Si pjesë e përkushtimit të përgatitjes së njerëzve me aftësi të kufizuar për punësim, programi ndihmon studentët të kenë vetëbesim për mjedisin e punës.

Shumë nga studentët tanë nuk janë mësuar të udhëtojnë me tren, e jo të qëndrojnë vetëm në zyra në banka ndërkombëtare apo kompani kontabiliteti', u shpreh Caroline. 'Shumë nga ata të cilët i bashkohen programit nuk janë gati për punësim.'

Programi ka qenë një sukses në ndryshimin e kësaj. Mbi 200 studentë i janë bashkuar programit që nga 2012 dhe 87 për qind e atyre që kanë mbaruar kursin janë tashmë të punësuar ose në arsim me kohë të plotë.

Programi është i përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të cilët nuk janë shumë të përqasur ndaj mundësive. Shumica e pjesëmarrësve janë nga minoriteti i njerëzve me ngjyrë apo nga komunitete të tjera etnike dhe megjithëse futbolli dhe kontabiliteti janë dy industri të dominuara nga meshkujt, programi synon femrat e reja. LTSB organizon evente specifikisht për studentet femra me njerëz të cilët demostrojnë dhe festojnë arritjet e femrave në futboll dhe kontabilitet.

Atera Rahman, një studente, u shpreh: 'Prezantuesit e ftuar ishin një nga elementët e mia të preferuar të kursit… Ne ishim të aftë të merrnim pak nga fjalimi i tyre dhe mund t'i praktikojmë në jetët tona.'

Duke folur me drejtorin e programit, është e qartë që LTSB e shikon rolin e saj si holistik dhe vë re që të gjithë studentët, veçanërisht ata me aftësi të kufizuar, mund të kërkojnë ndihmë shtesë. Kur është e nevojshme, anëtarët e LTSB punojnë së bashku me stafin e kolegjit dhe klubet e futbollit për të ndihmuar studentët në situata të vështira.

Alisa, e cila ndryshoi emrin, ishte një viktimë e abuzimit para se të fillonte programin. Ajo u shpreh:

Jam shumë mirënjohëse ndaj LTSB dhe West Ham United Foundation! Ky program ka ndryshuar jetën time dhe unë nuk e kam menduar se mund të punoja e të studioja në të njëjtën kohë. Vazhdimisht, ata më kanë ndihmuar në momente të vështira dhe më motivojnë për të arritur maksimumin.

Programi është zgjeruar nga Londra dhe Birmingham-i, në Manchester, duke ju ofruar studentëve mundësinë për të punuar me klubin e futbollit Manchester City. Gjithashtu, ka plane për të përfshirë klube të tjera futbolli dhe të përfshijë më shumë të njerëz të rinj në vitet e ardhshme.

Nëse ndiheni të frymëzuar nga ideja e përdorimit të aktiviteteve fizike për të përfshirë më shumë studentë në edukimin profesional, klikoni këtu për të parë më shumë shembuj që përfshijnë sportet në problemet e matematikës.

Për të lexuar më shumë rreth LTSB dhe programit të saj, shikoni faqen e tyre të internetit këtu.

Nëse dëshironi të komentoni për këtë artikull, ju lutem dërgoni email tek VEE@britishcouncil.org dhe bashkohuni në debat. Nëse dëshironi të jepni artikullin tuaj, zbuloni sesi këtu.