Ekipi mbështetës për studentët

Ekipi mbështetës për studentët me kufizime në të mësuar në Maqedoni

Konferencat jo gjithmonë sjellin bashkëpunime apo aksion për të vepruar. Megjithatë, një konferencë në Maqedoni, rezultoi në një projekt bashkëpunues për të përmirësuar edukimin gjithëpërfshirës në disa shkolla në rajon, duke përfshirë krijimin e një ekipi të specializuar për të punuar me studentë me kufizime në të mësuar në një shkollë në Shkup.

Në 2014, British Council organizoi një konferencë për të zhvilluar edukimin profesional.

Konferenca u organizua në bashkëpunim me qendrën e edukimit dhe trajnimit profesional, Minstrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni dhe partnerët Open the Windows dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Në konferencë morrën pjesë politikë-bërësit dhe praktikantët akademikë profesional.

Vitin e ardhshëm, ASUC Boro Petrusevski, një shkollë profesionale në Shkup, e cila ishte pjesë e konferencës së parë, iu përqas British Council me një propozim. Edhe pse kjo shkollë njihet si një nga shkollat më gjithëpërfshirëse në Maqedoni, po përballej me sfida dhe dëshironte të përmirësonte aftësinë për të ofruar edukimin gjithëpërfshirës. Shkollës i ishte aprovuar granti i Bashkimit Europian dhe dëshiron të bashkëpunojë me British Council për t'u përballur ndaj sfidave.

Boro Petrusevski është një shkollë që është e përkushtuar ndaj mësimdhënies ndaj të gjithë studentëve, shumë studentë vijnë nga komunitetet në disavantazh, si në zonat urbane dhe ato rurale; disa janë nga minoritetet etnike dhe disa kanë përjetuar dhunë. Pavarësisht të qenurit lider në edukimin gjithëpërfshirës, kishte studentë, të cilët mësuesit e kishin mjaft të vështirë t'i jepnin mësim.

Në mënyrë për t'i ndihmuar, në bashkëpunim me shkollën, British Council organizoi një konferencë dy ditore, me qëllimin e krijimit të ideve për të transformuar mësimin me rezultate praktike.

British Council solli së bashku përfaqësues nga 14 shkolla profesionale, tre sholla fillore, duke përfshirë një shkollë me studentë me aftësi të kufizuar dhe disa universitete.

Gjithashtu, morrën pjesë edhe Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale dhe përfaqësues nga 12 organizata joqeveritare. Më shumë se 100 njerëz morrën pjesë në konferencë për të mësuar rreth politikave të Mbretërisë së Bashkuar rreth edukimit gjithëpërfshirës. Krahas këtyre, konferenca hartoi edhe mënyrat sesi të ndihmojë studentët me ç'rregullime vëmendjeje së pamjaftueshme me hiperaktivitet (ADHD) dhe disleksisë.

Ditën e dytë të konferencës ishte më e fokusuar në planifikim. Morrën pjesë pak pjesëmarrës, dy këshilltarë nga British Council ofruan këshilla praktike sesi të identifikohen dhe mund të ndihmohen studentët me aftësi të kufizuar.

Si rezultat i konferencës, Boro Petrushevski vendosi të krijojë një ekip të specializuar për t'u përballur ndaj sfidave. Ekipi do t'i përkushtohet punës me studentët me aftësi të kufizuar dhe do të përpiqet të implementojë ide të cilat u diskutuan në konferencë.

British Council do të vazhdojë të punojë me Boro Petryshevksi dhe shkolla të tjera në Maqesoni për të ndarë praktikat më të mira dhe të shikojë mundësitë për ndryshimin në edukim.

Me shpresën e ndarjes së ideve të diskutuara në konferencë me një audiencë më të gjerë, ne po përfshijmë një burim të përdorur nga këshilltarët tanë: 10 këshillat më të mira – një strukturë për mësimdhënien dhe të mësuarin gjithëpërfshirës. Ne shpresojmë që ky burim do ju ndihmojë juve të përmbushni nevojat e të gjithë studentëve.

Nëse doni të komentoni për këtë artikull, ju lutem dërgoni email tel VEE@britishcouncil.org dhe bashkohuni në debat. Nëse dëshironi të jepni artikullin tuaj, zbuloni sesi këtu.