Mësim-nxënia e anasjelltë në arsimin profesional

Grupi i Kolegjit të Hull kohëve të fundit përfundoi projektin e fokusuar në mësim-nxënien e anasjelltë dhe përfitimet potenciale të marra nga aplikimi i tij në arsimin profesional. Kjo është ajo që ata kanë për të thënë në lidhje me të.

PASQYRA E RASTIT STUDIMORE

Ky rast studimor analizon aplikimin e modelit të mësim-nxënies së anasjelltë në arsimin e mëtejmë profesional si pjesë e projektit tonë të Learning Futures “Përmirësimi i suksesit duke kthyer mësim-nxënien anasjelltas”. Projekti kishte fillesa të bazuara në lëndë në Ndërtimtari, Inxhinieri, Floktari, bukuri dhe hotelieri, si dhe Arsim të lartë dhe ne kemi testuar teknologji të ndryshme të mësim-nxënies së anasjelltë në secilën prej tyre. Ne donim të vlerësonim ndikimin e kësaj qasje në personel si dhe në kënaqshmërinë dhe arritjet e nxënësve.

1. KUSH MUND TË PËRFITOJ NGA KY RAST STUDIMOR?

Ky rast studimor është thelbësor për:

  • Njerëzit që duan të zbulojnë se si mund t’i sjell dobi mësim-nxënies profesionale aplikimi i qasjes së mësim-nxënies së anasjelltë.
  • Menaxherët që duan dëshmi për ndikimin e modelit të mësim-nxënies së anasjelltë në mbështetjen e mësim-nxënies së nxënësve. 
  • Mësimdhënësit që duan të dinë se si mund të mbështesë qasja e mësim-nxënies së anasjelltë diferencimin dhe maksimizimin e shfrytëzimit të kohës në punëtori.

2. ÇKA KEMI PËRCAKTUAR TË BËJMË DHE PSE

Ne kemi dashur që të testojmë efiçiencën e mësim-nxënies së anasjelltë për nxënësit në arsim profesional dhe kemi ndjerë që kjo është e rëndësisë së veçantë pas rekomandimeve të FELTAG. Ne ishim në dijeni që shumë prej studentëve tanë vijnë nga të kaluara relativisht të privuara dhe mund të kenë njohuri të dobëta dhe kemi dashur që të identifikojmë çfarëdo barrierash që ata mund të përjetojnë në studimin e pavarur si pjesë të modelit të mësim-nxënies së anasjelltë. Ky projekt na ka dhënë mundësinë që të vlerësojmë përvojat tona me mësim-nxënie të anasjelltë në mënyrë më të hollësishme duke identifikuar potencialin e tij në kuadër të fushave të veçanta kurrikulare dhe duke përdorur atë për të modeluar përfitimet që një qasje e tillë mund të ketë në angazhimin dhe arritjet e nxënësve. 

Java VLe 

Në Mars të vitit 2015, mbi 400 nxënës në shkollën tonë për Floktari, bukuri dhe hotelieri morën pjesë në ‘Javën VLe’. Ideja për këtë javë erdhi nga një prej udhëheqësve tanë të projektit i cili kishte marrë pjesë në një sesion në konferencën JISC të mbajtur nga Kolegji i Qytetit në Leeds i cili kishte provuar një qasje të ngjashme për një ditë në disa lëndë. Planifikimi mori gjashtë muaj kohë dhe përfshiu sesionet e rregullta të trajnimit aktiv për përpilimin e materialeve duke përdorur Xerte dhe qasjen në mbështetjen një me një nga ekipi i eNxënies (eLearning). Disa nga këto resurse ishin zhvilluar në partneritet me JISC. Gjatë kësaj jave, secili pjesëtar i personelit mbajti një prej sesioneve të tyre të zakonshme javore online. Nxënësit ishin në gjendje që të përfundonin aktivitetet online nga shtëpia apo të vinin në bibliotekë.

3. DËSHMIA E NDIKIMIT

Reagimi i studentëve ndaj qasjes së mësim-nxënies së anasjelltë ka qenë pozitive: dy të tretat e nxënësve të përfshirë në projektin tonë kanë përdorur resurset jashtë klasës, 88 për qind nga këta i kanë parë resurset si të dobishme dhe 91 për qind të tyre u ka pëlqyer përdorimi i tyre. Ju gjithashtu mund të lexoni informatat e plota kthyese nga nxënësit për aplikacionet e shqyrtimit të Ndërtimit.

Rreth 97 për qind e nxënësve morën pjesë në Javën tonë VLe, duke treguar kështu nivel të lartë të angazhimit me rritje të përdorimit të Moodle me 62 për qind në profesionin e floktarit dhe 45 për qind në hotelieri. 

Ne kemi arritur që të krijojmë nivel të mirë të angazhimit të personelit në disa fusha ku kishim përkrahje të fuqishme nga Udhëheqësit e Departamenteve të cilët aranzhuar trajnim të detyrueshëm të personelit, morën pjesë edhe vet në trajnime dhe kontrolluan progresin e personelit. Për shembull, ne trajnuam 20 pjesëtarë të personelit në Floktari, bukuri dhe hotelieri dhe nëntë në Shëndetësi dhe përkujdesje sociale për teknologjitë që ata nuk i kishin provuar asnjëherë më parë. Kjo ka rezultuar në rritje të të kuptuarit të dizajnit udhëzues dhe ka përmirësuar aftësitë teknike si dhe partneritetet e forta ndërmjet personelit mësimdhënës dhe atij teknik.

Java VLe

20 pjesëtarë të personelit nga Floktaria, bukuria dhe hoteleria zhvilluan një gamë materialesh për javën tonë VLe, ku shumë nga ta përdornin Xerte, dhe 402 nxënës përfunduar një pjesë të kursit të tyre online gjatë kësaj jave. Përdorimi i “VLe”-së u ngrit konsiderueshëm atë javë, por gjithashtu edhe në javët pasuese, dhe rritja më e madhe e përqindjes ishte në Floktari (62 për qind) dhe Hoteleri (45 për qind) ku nivelet e përdorimit para projektit kishin qenë më të ulëta sesa në terapinë për bukuri.

Shikoni blogun tonë për informata më të detajuara lidhur me ndikimin e javës sonë VLe për Floktari, bukuri dhe hoteleri dhe dëgjoni personelin tonë duke dhënë komente për përfitimet e përdorimit të videos në qasjen e anasjelltë.

MËSIMET E NXJERRA

Pavarësisht nga disa rezerva fillestare nga personeli lidhur me sigurinë e punës dhe ngarkesën me punë, projekti ka treguar që shumë persona nga personeli ynë mund të shohin se si modeli i mësim-nxënies së anasjelltë mund të përmirësojë mbajtjen e orëve nga ta, posaçërisht kur mbajnë elemente më teorike të lëndës dhe kur mbështesin nxënësit në përgatitjen për detyrë praktike apo rishikimin për vlerësim. Nxënësit e përshirë në mësim-nxënien e anasjelltë përmes projektit tonë kanë treguar nivel të lartë të angazhimit dhe arritjes edhe pse do të na duhet që të vazhdojmë të monitorojmë këtë derisa fillojmë të përdorim këtë qasje në shkallë më të gjerë për t’u siguruar që kjo nuk ishte vetëm për shkak të risisë në metodën e mbajtjes së orës mësimore. 

Planet për të ardhmen

Vitin e ardhshëm do të shqyrtojmë pilot projekte më afatgjatë të mësim-nxënies së anasjelltë më të formalizuar sidhe vazhdimin e shqyrtimit të ofrimit të resurseve që mund të përdoren nga nxënësit në mënyrë të pavarur për të mbështetur mësim-nxënien e tyre në klasë. Ne shpresojmë që të shqyrtojmë ofrimin e qasjes më të mirë në kompjuter portativ dhe tabletë për nxënësit dhe të vazhdojmë të trajnojmë dhe mësojmë personelin tonë që të përmirësojmë njohuritë dhe besimin e tyre në përdorimin efektiv të qasjes së anasjelltë. Drejtoresha e shkollës për Floktari, bukuri dhe hoteleri ishte shumë i impresionuar me ndikimin e pilotimit tonë të mësim-nxënies së anasjelltë këtë vit dhe flet këtu lidhur me planet e saj ambicioze për të rritur përdorimin e këtij stili të mbajtjes së orëve të mësimit.

KËSHILLAT KRYESORE PËR IMPLEMENTIM TË SUKSESSHËM

Për të përfituar sa më shumë nga nismat e ngjashme, ne ju rekomandojmë që të:

  • Testoni mësim-nxënien e anasjelltë në shkallë të vogël/afat të shkurtë për të identifikuar çfarëdo barrierash. 
  • Maksimizoni përfitimet për nxënësit e përmbajtjes së mësim-nxënies së anasjelltë duke iu ofruar atyre llojshmëri aktivitetesh, përkrahje efektive dhe shënjimin e sigurimin që atëherë kur është e mundshme ata mund t’i përfundojnë këto elemente në kohën dhe hapësirën që u përshtatet atyre. 
  • Trajnoni personelin si në përpilimin e materialeve efektive dhe interesante të mësim-nxënies së anasjelltë ashtu edhe në aftësitë e ndërlidhura si të kuptuarit e të dhënat e përdorimit dhe ofrimi i tutorimit dhe mbështetjes individuale.

RESURSET MBËSHTETËSE

  1. Mësim-nxënia e anasjelltë në Floktari, bukuri dhe hoteleri hulumtim i veprimit – ky blog ofron gjetje më të detajuara lidhur me ndikimin e projektit tonë në këtë fushë.
  2. Arkiva Video e javës ofron video të shkurta që tregojnë se si të përdoret Xerte, Nearpod dhe Appsgeyser.

Grupi i Kolegjit Hull është një kolegj i madh i përgjithshëm i arsimit të mëtejmë, me lokacionet në Hull, Harrogate dhe Goole. Synimi i tyre është që të zhvillojnë një kulturë ku “eNxënia” nuk konsiderohet si prioritet i ndarë, por ku teknologjia rrjedhshëm përkrahë aftësinë e tutorit dhe i mundëson nxënësit që të qaset në një gamë të gjerë resursesh për të mbështetur mësim-nxënien e tyre në çdo kohë, në çfarëdo pajisje dhe në çdo vend.