Partneriteti për dizajnim dhe përodhim të veshjeve

Në vitin 2015, Kolegjit Kelvin në Glasgou, një kolegj i arsimit të mëtejmë që ndodhet në Skoci dhe Politeknikës shtetërore për femra në shtetin Andhra Pradesh në Indi iu dhanë fonde për të mbështetur një partneritet arsimor në dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve. Ky financim erdhi përmes partneritetit ndërmjet dy organizatave qeveritare nga MB-ja dhe India: Nisma MB Indi për Kërkime në Arsim (UKIERI) dhe Këshilli pan Indian për Arsim Teknik (AICTE)

Që në fillim, ky program ishte i fokusuar në nxënësin, me të gjitha aktivitetet e dizajnuara për të përmirësuar përvojën në mësim-nxënie të nxënësve indian dhe skocez si dhe të personelit. Ishte kjo qasje e fokusuar në nxënësin që e bëri programin aq të suksesshëm dhe siguroi që rezultatet e tij do të ishin të qëndrueshme për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Synimi i projektit

Synimi i këtij projekti ishte që të gjenerojë rezultate unike të mësim-nxënies për nxënësit indian dhe skocez dhe personelin. Kjo do të arrihej përmes një programi të vizitave të personelit dhe nxënësve në Indi dhe Skoci, si dhe përmes dialogut dhe bashkëpunimit të gjerë përmes sistemeve online dhe përdorimit të veglave virtuale për mësim-nxënie. "

Tema e projektit për dizajnimin e veshjeve është bazuar në punën e përbashkët të dy grupeve të nxënësve për të dizajnuar dhe prodhuar koleksionin e veshjeve që reflekton temën indiane dhe skoceze të dizajnimit. Qendër e temës së dizajnit ishte “Modeli Paisley” – që është një dizajn ndërkombëtar ikonë me origjinë në Indi që është bërë i famshëm nga endësit në qytetin Paisley në Skoci. Në fund të projektit, arritjet e nxënësve u bënë të njohura publikisht përmes shfaqjeve të modës në Indi dhe Skoci ku u treguar dizajnët që ata kishin krijuar dhe prodhuar. Këto shfaqje tërhoqën vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Emri i këtyre shfaqjeve ishte “Bombai Mix”.

Çka arriti projekti

Në nivelin teknik, Kolegji Kelvin në Galgou ndryshoi kurrikulën e tij për dizajn dhe modë për të reflektuar aftësitë e reja që janë mësuar në Indi. Këto aftësi lidheshin me teknikat speciale të përdorura në dizajnimin dhe prodhimin me dorë të veshjeve indiane. Politeknika shtetërore për Femrat në Guntur zhvilloi aftësi të reja në përdorimin e softuerit online dhe virtual për dizajnim i cili do të aplikohet dhe do të pasqyrohet në kurrikulën e tyre.

Sidoqoftë, projekti ka arritur shumë më shumë sesa këto aftësi teknike. Gjashtë nxënës dhe katër pjesëtarë të personelit nga Kolegji Kelvin në Glasgou kaluan një javë në Indi duke punuar prej së afërmi me kolegët e tyre në Politeknikën shtetërore. Këto ata morën njohuri unike për kulturën e re dhe zhvillimin e marrëdhënieve. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive të tyre personale dhe aftësive për punësueshmëri që do të jenë shumë të dobishme kur ata të futen në tregun e punës.

Pas vizitës në Indi, personeli nga India vizitoi Skocinë për një javë të aktivitetit intensiv të nxënies. Gjatë kësaj jave, ata u angazhuar në orët mësimore në Kolegjin Kelvin në Glasgou, vizituar punëdhënës dhe u takuan me Ministrin Skocez në Qeveri. Kjo vizitë kulmoi me shfaqjen skoceze të modës, ku, ngjashëm si në Indi, dizajnët e nxënësve iu prezantuan publikut dhe mediave skoceze.

Duke vazhduar qasjen e fokusuar në nxënës, studentët e Kolegjit Kelvin në Glasgou planifikuan të gjitha aspektet e kësaj shfaqje. Ajo përfshiu nxënësit që studiojnë menaxhimin e eventeve, produksionin e zërit, televizionin, muzikën dhe performancën, floktarinë, bukurinë dhe hotelerinë, si dhe nxënësit për modë dhe dizajn. Kjo qasje nënkuptoi gjithashtu përfshirjen e personelit nga mbarë kolegji. Gjithsej rreth 150 nxënës nga Kolegji Kelvin në Glasgou dhe 30 pjesëtarë të personelit mbajtën këtë shfaqje, ku e gjitha gjeneroi rezultate të nxënies.

Trupa inspektuese e arsimit e Qeverisë Skoceze, Arsimi në Skoci, e vlerësoi këtë projekt si të “jashtëzakonshëm” – titull ky që rrallëherë arrihet.

Në përgjithësi, projekti tregoi që, pavarësisht nga vendodhja gjeografike, varfëria, barrierat infrastrukturore dhe sociale, mësim-nxënia dhe ndarja e njohurive është mënyrë më e fuqishme për të zhvilluar individët, komunitetet dhe ekonomitë.

Kolegji Kelvin në Glasgou ka bërë gjithashtu një video të shkurtër me diskutime për shfaqjen me kontribuuesit kyç.