Kafeneja trajnuese GROW

Kafeneja trajnuese GROW (nga Kolegji i Qytetit Leeds) lansoi programin e saj të ri të uorkshopeve trajnuese për biznese më të vogla të mërkurën më 20 Korrik në Kampusin ikonik të Printuorks. 

Ja një pasqyrë e shkurtër e asaj se si shkoi kjo ngjarje dhe disa nga informatat kthyese që ata kanë pranuar.

Ngjarja startuese ishte sukses i madh ku morën pjesë mbi 60 biznese të vogla. Pjesëmarrësve u pëlqeu mirëpritja nga Joanne Patrickson, Drejtoreshë për Zhvillim të Bizneseve dhe Angazhim të Punëdhënësve e cila shpjegoi që “Fokusi i Kafenesë së re trajnuese GROW është që të përkrahë bizneset më të vogla – për të kujdesur për to që ato të zhvillojnë aftësitë që u nevojiten dhe të konkurrojnë e të arrijnë sukses në tregun e tyre. Uorkshopet e mbajtura janë ideale për ata që kanë vetëm një apo dy persona për të trajnuar dhe për të plotësuar trajnimin e porositur në vend pune që GROW tashmë ofron për bizneset e mëdha”.

Bizneset më pas morën pjesë në një numër sesionesh falas të mikro-uorkshopeve që mbulonin artin e shitjes, marketingun e motorit kërkues dhe mediat sociale për bizneset të mbajtura nga ekspertë të industrisë. Sesionet u pranuar shumë mirë dhe pjesëmarrësit patën shumë gjëra për të thënë.

“Njohuri fantastike në kurset e ofruara  – Unë mora disa këshilla shumë të mira për mediat sociale. Ju faleminderit.”

Roxy Cramp – F.L.P

“Faleminderit të gjithëve që ishin të përfshirë në Kafenenë trajnuese GROW sot. Neve na u dukën sesionet të dobishme dhe të kënaqshme! Mundësi e mirë për t’u rifreskuar dhe shumë këshilla për të marrë me vete. Ushqimi/dreka ishte e shijshme dhe çfarë vendi! Ju faleminderit edhe një herë! Do të kthehemi prapë!”

 

Danni Sheldon, Menaxher Marketingu – Academic Appointments Ltd"

Për më shumë informata lidhur me ngjarjet e kaluara dhe uorkshopet trajnuese të ardhshme të GROW  mund të drejtoheni në uebfaqen e Kolegjit të Qytetit Leeds.