Udhëzuesi jonë i ri për Angazhimin e Punëdhënësit

Udhëzuesi jonë i porsa zhvilluar për Angazhimin e Punëdhënësit ka të bëjë me marrjen e veprimit dhe vrojtimin e përfitimeve. Qofsh mësimdhënës, punonjës apo madje edhe punëdhënës, në këtë udhëzues me 70 faqe ka diçka që do të ju ndihmojë në dhënien e mundësive më të mira të mundshme kur ata të largohen nga shkolla dhe futen në botën e punës.

Ne kemi zhvilluar këtë “Udhëzues për angazhimin e punëdhënësit” për t’iu ndihmuar juve dhe krye-mësimdhënësve tjerë, mësimdhënësve të mësimit profesional dhe punëdhënësve që punojnë në mbarë Ballkanin Perëndimor që të gjeni mënyrat më të mira për të punuar së bashku drejt zhvillimit të mëtejmë të arsimit. Ne e kemi bërë këtë udhëzues praktik për t’u mbështetur juve që të pajisni të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë që korrespondojnë me nevojat e ardhshme të punëdhënësve”.

Ende nuk jeni të bindur? – Ja një ekstrat i vogël i edituar nga udhëzuesi i plotë: 

PSE TË PUNOHET ME INDUSTRINË? – BENEFITET E TË PUNUARIT NË PARTNERITET 

Është e qartë se ekziston nevoja për partneritete ndërmjet shkollave profesionale dhe punëdhënësve. Nëse shkollat duan të ndihmojnë të rinjtë në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të cilat i dëshiron industria, ata duhet të jenë në gjendje që të gjejnë se çka është e nevojshme nga industritë që ata kanë synim të mbështesin. 

Përveç kësaj, nëse punëdhënësit duan të sigurojnë që kanë numër të rinjsh të motivuar dhe të aftë për t’u ndihmuar bizneseve të tyre që të rriten, atëherë ata duhet të jenë në gjendje që të artikulojnë se çfarë u nevojitet te personat në kuadër të sistemit të arsimit profesional dhe që të mbështesin shkollat profesionale në nivel lokal dhe/ose nacional për t’u ndihmuar që të arrijnë këtë.

 

Benefitet për punëdhënësin

Punëdhënësit do të përfitojnë nga mundësia:

  • për të prezantuar kompaninë/sektorin e tyre te fuqia e ardhshme punëtore e mundshme
  • për t’u anagazhuar me aplikuesit e mundshëm për punë praktike.

Benefitet për shkollat

Të punuarit me industrinë siguron që: 

  • shembujt dhe aktivitetet/angazhimet e mësimit që përdoren me studentët janë relevante dhe reale 
  • shkolla mbështetet nga bizneset lokale dhe ngritë statusin e saj në komunitet.

Benefitet për punonjësit

Mësimdhënësit në arsimin profesional dhe përfaqësuesit tjerë shkollorë do të përfitojnë nga: 

  • përvoja motivuese nga të mësuarit lidhur me angazhimin me bizneset/punëdhënësit lokal 
  • ngritja e ndjenjës për vlerat pas që puna e tyre shihet sikur është më e rëndësishme. 

Benefitet për studentët

Sidoqoftë, më të rëndësishmet nga të gjitha janë përfitimet e mundshme për vetë studentët. Angazhimi i punëmarrësit ka të ngjarë që të: 

  • krijojë një mundësi për të zhvilluar aftësitë ndërmarrëse
  • t’u ndihmojë atyre që të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë që i bëjnë ata më të punësueshëm 
  • bëj mësimin më argëtues dhe më angazhues.

Ne kemi përpiluar këtë udhëzues me përkrahje nga Zyra për Punë të Jashtme dhe e Komonuelthit në kuadër të projektit “Angazhimi i punëdhënësit dhe reforma e arsimit dhe aftësimit profesional në Ballkanin Perëndimor”.