Portofol i aftësive për punësim dhe dosja e Progresit

Resurs: Portofolio e aftësive për punësueshmëri dhe dosja e ProgresitPaul McGarrigle nga Kolegji Rajonal Veri Perëndimor në Irlandën e Veriut ka përpiluar një set gjithëpërfshirës resursesh për punësueshmëri dhe aftësi.

Për të parën nga këto dy resurse, Paul ka krijuar një portofolio të detajuar të aftësive për Punësueshmëri me 53 faqe duke përdorur standardet dhe udhëzimet më të fundit të City and Guilds. 

Për resursin e dytë, Paul ka përpiluar një shoqërues të portofolios së aftësive për punësueshmëri, një skemë të punës që u mundëson inspektorëve për të gjurmuar progresin e studentëve përgjatë gjithë përvojës së tyre të nivelit 2, duke theksuar njësitë themelore që ata adresojnë dhe personat e përfshirë.

Portofolio e plotë e aftësive për Punësueshmëri dhe dosja e progresit të Studentit mund të shkarkohen falas më poshtë!

Çka të pritet nga portofolio e Punësimit

Portofolio e aftësive për Punësueshmëri është dizajnuar në atë mënyrë që mësimdhënësi të mund të krijojë hap pas hapi portofolio gjithëpërfshirës të aftësive për studentin në lidhje me zhvillimin e aftësive për punësim. Portofolio e aftësive është ndarë në tri kategori kryesore. Ja qëllimet e përgjithshme dhe rezultatet e pritshme:

 

1. Planifikimi i karrierës dhe bërja e aplikimeve

Qëllimi i kësaj njësie është që të ndihmojë nxënësin që të jetë në gjendje të identifikojë dhe të aplikojë për një vend të përshtatshëm pune, program trajnimi apo kurs. Në fund të tij nxënësi do të:

  • jetë në gjendje që të zgjedhë orientim të përshtatshëm në karrierë
  • kuptojë se si të përgatisë një Curriculum Vitae
  • identifikojë aftësitë e veta, cilësitë, përvojën dhe kualifikimet dhe do të përpilojë Curriculum Vitae  
  • kuptojë se si përzgjidhen kandidatët për një intervistë
  • përshkruajë se si kandidates përzgjidhen për një intervistë për punë, program trajnimi apo kurs.  
  • jetë në gjendje që të aplikojë për vend pune, trajnim apo kurs
  • kuptojë procesin e intervistimit. 

2. Të drejtat dhe përgjegjësitë në venin e punës

Qëllimi i kësaj njësie është që të ndihmojë nxënësin të kuptojë që punonjësit kanë të drejta dhe përgjegjësi dhe pse rregullat për shëndetin dhe sigurinë janë të rëndësishme në vendin e punës.

3. Aftësitë efektive, cilësitë dhe qëndrimet për mësim dhe punë

Qëllimi i kësaj njësie është që nxënësi të njohë cilësitë, qëndrimet dhe sjelljet pozitive për mësim dhe punë dhe për të kuptuar nevojat vetjake për zhvillim. Në fund të tij nxënësi do të:

  • jetë në gjendje që të njohë një gamë cilësish, qëndrimesh dhe sjelljesh pozitive për mësim dhe punë
  • kuptojë nevojat personale për zhvillim. 

Vlerësimi dhe resurset

Të tria seksionet vlerësohen duke përdorur një numër të kritereve specifike të detajuara. Secila pyetje gjithashtu shoqërohet me kriterin, që ndihmon për të udhëzuar studentin në marrjen e vendimit krahas shablloneve të plota dhe të përdorshme për secilën pyetje. Inspektorët mund të gjurmojnë progresin duke përdorur resursin e dytë, dosja e progresit të Studentit:

Çka të pritet nga dosja për progresin e Studentit

Dosja e progresit është një shoqërues shumë i mirë i portofolios për aftësi për Punësueshmëri. Ajo i mundëson tutorëve dhe inspektorëve të arsimit profesional që të planifikojnë progresin e pritur të studentëve, për t’iu mundësuar atyre që të shohin qartë qëllimet e synuara dhe që të jenë në gjendje të reflektojnë për progresin e arritur.

Shablloni i ofruar përdorë Diplomën e Nivelit 2 NVQ në punë hidrauliku shtëpiak dhe ngrohje, por ajo përmbajtje me lehtësi mund të përshtatet për kurset tjera profesionale. 

Dosja e progresit është e ndarë në disa seksione të ndryshme duke ndjekur shabllonin e njëjtë sikur portofolio për aftësi, për ta bërë vlerësimin dhe pasqyrimin të thjeshtë dhe të lehtë për ta ndjekur.

Paul McGarrigle ka dhjetë vite përvojë si ligjërues për punë hidrauliku, energji të ripërtëritshme, punësueshmëri dhe aftësi personale/sociale, si dhe për teknikat për përmirësim të biznesit.

City and Guilds është një ndër organet më të njohura në nivel ndërkombëtar për dhënien e çmimeve. Ata janë organizatë prijëse për zhvillimin e aftësive, duke ofruar shërbime për ofruesit e trajnimeve, punëdhënësit dhe pjesëmarrësit në trajnime përgjatë një llojllojshmërie të sektorëve për të përmbushur nevojat e vendit të sotëm të punës. Vizitoni uebfaqen e tyre për të zbuluar më shumë informata se me çka merren ata.