Vërja në përdorim e informatave për tregun e punës

Për të filluar të shkosh përpara dhe të rritesh në një sektor të caktuar, para së gjithash, ju duhet ta kuptoni atë. Në sektorin konkurrues me kërkesë dhe ofertë siç është arsimi profesional/punësimi, informimi është kyç, pasi që të kuptuarit se në çfarë drejtimi është duke shkuar tregu, ku ekzistojnë vende të hapura pune dhe ku është kërkesa më e lartë për punë, u mundëson juve që të përshtateni dhe të rriteni me tregun. Kjo është arsyeja pse përdorimi efikas i informatave të tregut të punës (ITP) nuk mund të nënvlerësohet. Në këtë artikull, Kolegji i Qytetit Leeds demonstron ndikimin e përdorimit të ITP-së për të përforcuar dhe siguruar informata për angazhimin e punëdhënësve.

Konteksti

Sektori i Arsimit të Mëtejmë është duke u ballafaquar me sfida në rritje në përpjekjet e tij për të identifikuar dhe kuantifikuar ofertën për shkathtësi që të përmbushë kërkesat e konsumatorëve të vet. 

Në mjedisin ekonomik dhe social që po ndryshon shpejtë, në të cilin operon Kolegji i Qytetit Leeds, kolegji pranon marrëdhënien në ndryshim në ofertën për shkathtësi, me fuqinë blerëse të vendosur më fuqishëm në duart e punëdhënësve. Rrjedhimisht është vitale që kolegji të jetë në gjendje që të ofrojë pako të zgjidhjeve unike për punëdhënësit të cilat ofrojnë shkathtësitë e duhura dhe trajnim për të përkrahur bizneset rajonale që të prosperojnë dhe të rriten. 

Për të arritur këtë në tërësi, është jetike që kolegji të kuptojë pozitën e vet në tregun e shkathtësive, të ketë njohuri të mira për tregun e vet lokal të punës, të prioritarizojë nevojat e konsumatorëve të vet dhe të rishikojë ofrimet e veta për të siguruar që ofron shkathtësitë e nevojshme për të bërë ndikim pozitiv në ekonominë e rajonit. Një mënyrë në të cilët kolegji përpiqet që të arrijë këtë është përmes përdorimit të ITP-së për të përforcuar angazhimin e vet me punëdhënës dhe aktivitetin e zhvillimit të biznesit. 

Zhvillimi biznesor dhe angazhimi i punëdhënësit

Edhe pse kolegji tashmë ka lidhje të mira me bizneset rajonale, ai pranon nevojën për të bërë më shumë për t’iu ndihmuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) që të arrijnë ambiciet e tyre për rritje, që të mbajnë lidhje të forta bashkëpunuese me rrjetin e mikro-bizneseve në mbarë rajonin e qytetit dhe që t’i shtojnë vlerë marrëdhënieve të tyre ekzistuese me punëdhënësit e mëdhenj. 

Në përpjekjet e tij për të evoluar modelin e vet të trajnimeve komerciale për ta bërë atë më fleksibil, më përgjegjës, të shtyrë nga kërkesa dhe për të përkrahur kolegjin në aranzhimin e marrëdhënieve të reja me punëdhënësit dhe rritjen e atyre ekzistuese, Njësia për Zhvillim Bizneosr dhe Angazhim të Punëdhënësit, kohëve të fundit ka filluar me përdorimin e Analistit softuerik online për ITP të Economic Modeling Specialists Intl (EMSI). 

Ky softuer i regjistruar ofron analizë mjaft të ndarë në ndryshime të parashikuara të tregut të punës nga 2016-22 për të gjitha industritë e njohura dhe profesionet brenda MB-së. ITP-të në dispozicion përmes Analistit janë duke u shfrytëzuar në shkallë të madhe brenda Njësisë për Zhvillim Biznesor dhe Angazhim të Punëdhënësve dhe më gjerë në kolegj për të siguruar që kolegji vazhdon të përmbushë kërkesat ekonomike dhe ato të punësimit për rajonin. Përmes ofrimit të trajnimeve dhe shkathtësive relevante, kolegji synon të ndihmojë që të realizohet ambicia e Partneritetit të Ndërmarrjeve Lokale të Rajonit të Qytetit Leeds (LEP) për të zhvilluar fuqi punëtore të shkathtë dhe produktive. 

Për të maksimizuar angazhimin me ITP, Njësia për Zhvillim Biznesor dhe Angazhim të Punëdhënësve është duke udhëhequr një plan veprimi gjithëpërfshirës për të siguruar implementimin ndër-kolegjial të hulumtimit për të përkrahur të gjitha operimet e drejtuara kah jashtë. Kjo përfshinë planin e detajuar të veprimit që dokumenton mënyrat në të cilat kolegët mund të përdorin ITP-të dhe grumbullimin e informatave të bazuara në dëshmi për të përforcuar dhe informuar angazhimin me punëdhënës. Duke shikuar industritë dhe profesionet dhe atë se si janë parashikuar ato që të ndryshojnë, kolegji pret që të jetë në gjendje të përkrahë dhe të ofrojë informata për strategjitë afatmesme-afatgjatë biznesore dhe për rekrutim duke mundësuar harmonizim më të mirë me tregun e punës dhe parashikimet për industrinë. 

Përdorimi nga kolegji i ITP-ve është komponentë thelbësore e strategjisë më të gjerë të kolegjit për angazhim të punëdhënësve, që përfshinë një numër të aplikimeve kyçe duke përfshirë:

  • identifikimin e punëdhënësve për të forcuar aktivitetet e shënjestruara të kolegjit për angazhim të punëdhënësve (d.m.th. sipas industrive dhe profesioneve për rritje, profesioneve me rritjen më të shpejtë, parashikimeve për profesione që do të krijojnë më së shumti vende të reja pune në vit)
  • ofrimin e të dhënave lidhur me nivelin e arsimit dhe profilin demografik të zonave të populluara të rajonit të Qytetit Leeds në mënyrë që t’i jepen kolegjit mundësi për t’u ndihmuar punëdhënësve që të kuptojnë më mirë profilin e shkathtësive të fushës së tyre të rekrutimit dhe fuqinë punëtore të tyre potenciale të ardhshme.

Programet për praktikantë

Si reagim ndaj imponimit për praktikantë që do të hyjë në fuqi nga prilli i vitit 2017, kolegji është në dijeni për nevojën në rritje për të përkrahur ambicien kombëtare të MB-së për rritje për të ofruar tre milion startime të punës praktike deri në vitin 2020. Si rezultat kolegji ka zhvilluar strategji të fuqishme për programe praktikantësh për të përkrahur objektivin e qeverisë dhe për të shtyrë përpara përditësimin e praktikantëve nëpër sektorët kyç të rajonit për rritje dhe punësim.

Krahas mekanizmave tradicional të angazhimit të punëdhënësit dhe aktiviteteve të shënjestruara të marketingut, përdorimi nga kolegji i ITP-ve do t’u mundësojë ekipeve për angazhim me punëdhënës që të ndërlidhen nga afër me zinxhirin ekzistues të furnizimit dhe të aranzhojnë marrëdhënie të reja me bizneset, duke zhvilluar në këtë mënyrë tubacionin e punëdhënësve për të përkrahur me praktikantë. 

Duke nxjerrë informata lidhur me profesionet dhe industritë që janë të përcaktuara që të rriten dhe më pas duke identifikuar punëdhënësit kyç në këta sektorë rritjeje, kolegji është në një gjendje shumë më të mirë për të iniciuar diskutimet me bizneset përkitazi me shkathtësitë dhe cilësitë me të cilat praktikantët mund të kontribuojnë drejt ambicieve të tyre për rritje dhe t’u ndihmojë punëdhënësve që të identifikojnë dhe përgatiten për vendet e lira potenciale apo hapjet e vendeve të punës në të ardhmen që do të mund të mbuloheshin nga Praktikantët, duke marrë në konsideratë aspektet siç janë niveli i shkathtësive, mosha dhe lokacioni.