Prodhimtaria dhe inxhinieria – rast studimor

Kolegji i Qytetit Leeds përkrahë angazhimin e punëdhënësve dhe kupton rëndësinë e tij në arsimin profesional. Ata jo vetëm që kanë këshilla për të ofruar, por rastet më të mira studimore në praktikë, të cilat theksojnë përfitimet e angazhimit me punëdhënësit dhe rëndësinë e tij në ofrimin për studentët të shkathtësive relevante për punë. Këtu ata diskutojnë punën e tyre inkurajuese me Metalcraft MB, kompaninë për fabrikimin e metalit që prodhon për bizneset siç janë Coca Cola dhe Morrisons’s.

Metalcraft MB

"Kolegji i Qytetit Leeds ka dizajnuar dhe ka ofruar trajnime e kurrikula për kompanitë në sektorin e inxhinierisë dhe prodhimtarisë në Bradford dhe më gjerë në Rajonin e Qytetit Leeds për shumë vite. Kjo ekspertizë dhe lidhje me sektorin ka rezultuar në bashkimin e punëdhënësve për të krijuar the Qendrën Industriale të Ekselencës për Prodhimtari dhe Inxhinieri të Avancuar. 

Metalcraft MB janë kompani e fjalës së fundit për fabrikimin e metalit që prodhon për industrinë ushqimore për kompanitë siç janë Coca Cola dhe Morrison’s dhe punon në projekte të llojllojshme duke filluar nga sistemit e nxjerrjes së gazrave për super jahte deri te eskalatorët nga inoksi për shitoren flamurtare të Selfridge në Rrugën e Oksfordit. Ata janë klient afatgjatë i Kolegjit Keghley; pjesë e pronës së Kolegjit të Qytetit Leeds dhe si të tillë ata janë ftuar të jenë në bordin e kompanisë që i jep drejtimin strategjik ICE-së, të bazuar brenda Kolegjit Keghley.

ICE-ja pranon të rinj nga shkollat lokale që të studiojnë inxhinieri GCSE (Certifikatë të Përgjithshme të Arsimit të Mesëm). Qëllimi është për t’i inkurajuar ata për role në punë në një sektor ku aktualisht ka mungesë të rekrutëve të rinj. Kjo është një përpjekje për të ofruar persona që kanë mbaruar arsimin e që janë me nivel të lartë të shkathtësive, të kualifikuar dhe të gatshëm për punë, për të përkrahur rritjen e sektorit dhe rritjen ekonomike. ICE-ja u ofron të rinjve rrugën deri në punësim përmes programeve për praktikantë. 

Drejtori i Metalcraft MB, Nathan Varley, ka luajtur rol kyç si në drejtimin ashtu edhe në përfaqësimin e kompanisë në një varg ngjarjesh. Ai i ka ndihmuar kolegjit që të identifikojë zbrazëtirat në shkathtësi dhe ka përkrahur ndikimin e shkathtësive të nivelit më të lartë për të përkrahur rritjen e industrisë dhe diversifikimin. Nathan ka inkurajuar kolegjin që të investojë në trajnime për personelin që të përmbushë një nevojë që ai e dinte se ishte në kërkesë më të madhe. 

Ky kurs shumë teknik tashmë mbahet në Kolegjin Keighley dhe është shembull i qartë i përmbushjes së nevojave të punëdhënësve përmes punës në partneritet. Metalcraft gjithashtu janë duke praktikuar atë që predikojnë përmes ICE-së dhe kanë punësuar dy praktikantë të ri nga grupi i parë i inxhinierëve të ri për të përfunduar GCSE-në e tyre përmes qendrës ICE.

Prodhimtaria është sektor i madh punësimi në Rajonin e Qytetit Leeds, me përqendrim të konsiderueshëm të ndërmarrjeve prodhuese të vogla dhe të mesme që ndodhen në Distriktin Metropolitan të Bradford, aty ku ndodhet Kolegji Keighley. 

Në nivel kombëtar, sektori i prodhimtarisë vazhdon të raportojë mungesa të konsiderueshme të shkathtësive që ndikojnë në qëndrueshmëri dhe pengojnë rritjen. Të dhëna e marra nga Sondazhi i Punëdhënësve për Shkathtësi i UCKES (2015) nxjerrin në pah që mungesat në shkathtësi janë raportuar kryesisht në zanatet dhe profesionet me shkathtësi, profesionistë dhe operues të makinerive. 

Kërkesa për persona me nivel më të lartë të shkathtësive pritet të jetë veçanërisht e fortë në sektorët që janë kyç për rritje siç janë ndërtimtaria (+73 për qind), prodhimtaria (+69 për qind) dhe inxhinieria, shkenca dhe teknologjia e lartë (+52 për qind). Prandaj Kolegji i Qytetit Leeds është i përkushtuar që të zhvillojë ofertën e vet për të siguruar furnizim të vazhdueshëm të shkathtësive relevante dhe të përshtatshme për të përkrahur rritjen ekonomike në sektorët kyç të punësimit dhe rritjes në MB.

Për shembull, puna e kolegjit me kompanitë si Metalcraft MB dhe themelimi i ICE-së ka çuar në zhvillimin e një vargu të rrugëve nga niveli fillestar deri në shkathtësi të nivelit të lartë dhe kualifikimet në inxhinieri. 

Kualifikimet Inxhinierike që janë në dispozicion në Kolegjin e Qytetit Leeds tani përfshijnë certifikime të reja dhe programe për praktikantë (GCSE-të, BTEC Niveli 3, Praktikantë të Avancuar, Praktikantë të Lartë, HNC, HND dhe Diplomime), me opsione në dispozicion për orar të plotë dhe orar të pjesshëm, ashtu siç i përshtatet individit dhe punëdhënësit. 

Përmes punës së vet në partneritet me punëdhënësit, kolegji gjithashtu ka kuptuar potencialin për inxhinier me shkathtësi të shumëfishta dhe ka diversifikuar dhe plotësuar ofertën e vet me drejtime për inxhinieri mekanike, duke përfshirë drejtimin e inxhinierisë elektro-mekanike, të mbështetur me objekte dhe pajisje shtesë. 

Element kyç në angazhimin e punëdhënësve të kolegjit është të siguruarit që aktivitetet udhëhiqen nga bizneset lokale. ICE-ja aktualisht ka një bord që udhëhiqet nga përfaqësues i bizneseve lokale me një numër të punëdhënësve tjerë dhe partnerëve bashkëpunëtorë që janë të angazhuar me partnerë arsimor përmes një llojshmërie aktivitetesh. Secila nga këto organizata luan rolin e ambasadorit për ICE-në dhe promovon benefitet e kësaj rruge të mësimit dhe zhvillimit në kuadër të rrjeteve të tyre më të gjëra të palëve të interesit dhe punëmarrësve.