Resurset dhe materialet për zhvillimin tuaj

Çdo muaj ne u ofrojmë materiale praktike dhe vegëza për resurse dhe artikuj interesant dhe të dobishëm.

Kolegji Lewisham Southwark

Kolegji Lewisham Southwark janë bashkuar me JISC (Organizatë joprofitabile në MB për arsim të lartë, arsim të mëtejmë dhe sektorin e shkatësive për shërbime digjitale dhe zgjidhje), për të krijuar një larmi të përmbajtjes interesante për mësim për të përkrahur praktikantët e BTEC Niveli 2 i Teatrit Teknik (BTEC qëndron për Kualifikimin Profesional të Këshillit për Arsim në Biznes dhe Teknologji).

Resurset mbulojnë Njësitë 1 dhe 9 të kursit dhe janë përzierje e aktiviteteve, videove dhe kuizeve që vetë-shënjohen.

Kliko këtu për të shkarkuar pakot.  

Kolegji Lewisham Southwark ka krijuar këto resurse për praktikantë në fushën e Studiove Kreative të Teatrit Teknik të cilët mësojnë shkathtësitë e tyre profesionale si pjesë e vendosjes së tyre dhe vijnë në kolegj një herë në javë për të punuar për certifikimin e tyre teknik. 

Lidhjet ndërmjet inovacioneve në industri dhe AAP

Kolegji i Surrey-t Veri Lindor për teknologji (NESCOT) kohëve të fundit ka prezantuar në konferencën EU 2016 të quajtur "Shkathtësitë për një jetëgjatësi - drejt AAP-së që i reziston të ardhmes".

Prezantimi i tyre, "Lidhjet ndërmjet inovacioneve në industri dhe AAP-së" mund të shkarkohet i plotë më poshtë, duke përfshirë shënimet origjinale shoqëruese të prezantimit, nëse dëshironi të mësoni diçka më shumë lidhur me atë se si NESCOT i është qasur zbrazëtirës në shkathtësi dhe çfarë kanë mësuar ata.