Konkurimi i Aftësive: Një mënyrë e re për të rritur punësimi

Dr Neil Bentley është Kryeshef Ekzekutiv i WorldSkills MB, organizatë bamirësie e mbështetur nga qeveria e cila promovon punën e praktikantëve dhe shkathtësitë teknike të klasit botëror. Këtu ai na tregon se si niveli i lartë i shkathtësive gjithnjë në rritje i kërkuar nga punëdhënësit ka çuar në nevojën për të zhvilluar metoda të reja të përgatitjes së praktikantëve dhe nxënësve për sfidat e punës.  

One possible solution: Skills competitions.

Programi për praktikantë në MB është vendosur që t’i nënshtrohet reformës më të madhe të viteve të fundit me futjen e imponimit për praktikantë. 

Nga viti 2017, nga të gjithë punëdhënësit me vlerë të listës vjetore të pagave prej 3 milion sterlina do të kërkohet që të investojnë në programe për praktikantë duke kontribuar për imponimin e ri. Kjo është pjesë e zotimit të qeverisë për të krijuar tre milion pozita praktikantësh deri në vitin 2020. Ky ndryshim i konsiderueshëm në politikën dhe financimin për shkathtësi e ka ndarë opinionin në MB. 

Megjithatë, jo çuditërisht shumë shtete Evropiane gjithashtu po kanë shprehin interesim për ndryshimet. Në takimin e kohëve të fundit të WorldSkills Evropë – organizimi përgjegjës për ngritjen e vetëdijes për arsimin dhe trajnimin profesional të cilësisë së lartë – ishte e qartë që shtetet janë duke shikuar nga afër zhvillimet e imponimit për pozita praktikantësh dhe po e krahasojnë qëndrueshmërinë e programeve të veta kundrejt tij.

Siç është pritur, ka pasur shumë diskutime lidhur me implikimet financiare të imponimit nga punëdhënësit në MB, por ata gjithashtu kanë qenë të shpejtë që të mos hedhin poshtë elementet tjera të reformës së programeve për praktikantë – sidomos fokusimin në cilësi. Ishte e njëjta gjë me përfaqësuesit Evropian me të cilët kam folur në WorldSkills Europe, të cilët kishin dëshirë që të diskutonin zhvillimin e standardeve të reja.

Nevoja për programe praktikantësh të cilësisë më të lartë bashkon punëdhënësit dhe qeveritë në mbarë Evropën. Në MB, kjo ka shtyrë shumë punëdhënës që të shikojnë në detaje më të hollësishme metodat që mund të përdoren për të ngritur standardet në programet e tyre trajnuese dhe zhvillimore. 

Një metodë e përdorur gjithnjë më shumë nga punëdhënësit në MB për të ngritur standardet në programet e trajnimit është garat në shkathtësi. 

Të dizajnuara nga ekspertë të industrisë, garat tona të shkathtësive, të njohura si Garat WorlSkills në MB, vlerësojnë njohuritë e praktikantit, shkathtësitë praktike dhe tiparet e punësueshmërisë kundrejt një grupi të standardeve të rrepta ndërkombëtare. 

Garat janë të dizajnuara që të përmbushin nevojat e ndërmarrjeve shumëkombëshe dhe atyre të vogla e të mesme (NVM). Përfshirja e punëdhënësve në dizajnimin e aktivitetit garuar, i cili rishikohet çdo vit, siguron që ai është reagues ndaj zhvillimeve më të fundit në sektorin e veçantë dhe kjo gjithashtu ndihmon në mbajtjen e punëdhënësve të angazhuar. Përveç kësaj, garat gjykohen nga përfaqësuesit nga industria. Kjo u jep mundësi vlerësuesve për të vlerësuar programet e tyre trajnuese kundrejt atyre nga punëdhënësit tjerë që ofrojnë informata të vlefshme për konkurrueshmërinë e bizneseve të vetë organizatës së tyre. 

Në një sondazh të kohëve të fundit, mbi 95 për qind e garuesve tanë besonin që pjesëmarrja në gara kishte përmirësuar shkathtësitë e tyre teknike dhe të punësueshmërisë, ndërsa mbi 80 për qind ndiheshin se gara u kishte përmirësuar vetëbesimin e tyre, punën në ekip, aftësinë për të punuar nën presion dhe menaxhimin e kohës. Kjo tregon që garat në shkathtësi i mësojnë të rinjtë shkathtësitë për punësueshmëri të cilat punëdhënësit janë duke i kërkuar aq shumë.

Dave Holmes nga BAE Systems mbështetë këto të gjetura. “Ne marrim përgjegjësinë tonë për zhvillimin e të rinjve tanë shumë seriozisht dhe dimë që benefitet e garimit në këto ngjarje mund të kontribuojnë në zhvillimin e tyre personal. Nëse njerëzit tanë mund të marrin përvojën e të punuarit në kushte konkurrence, ajo mund të u ndihmojë atyre në vendin e punës”. 

Megjithatë, sfida për ne ishte që të shikojmë se si mësimet nga menaxhimi i garave në shkathtësi – si në nivel kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar – do të mund të transferoheshin me sukses në mjedis më të gjerë të punës, duke siguruar përfitime për të gjithë. Për të bërë këtë, ne kohëve të fundit kemi zhvilluar një numër shërbimesh duke përfshirë Programin për Zhvillim Profesional të WorldSkills MB. I dizajnuar për profesionistët mësimdhënës dhe punëdhënësit, Programi kombinon idetë më të fundit globale për programet për praktikantë dhe ofrimin e shkathtësive teknike me njohuritë tona për nxjerrjen e praktikantëve më të mirë në botë. Programi tregon se si aktiviteti i bazuar në garë mund të përfshihet në çfarëdo programi për praktikantë për të ngritur standardet. 

Për të pasur sukses, imponimi për praktikantë në MB nuk duhet vetëm të sjellë miliona pozita të hapura për praktikantë, por duhet të çojë në shkathtësi të nivelit më të lartë për të cilat bizneset dhe ekonomia kanë nevojë. Rezultati më i mirë ndonjëherë në Garën e kohëve të fundit WorldSkills të mbajtur në Brazil, ku ne dolëm të vendin e shtatë para Francës dhe Gjermanisë, është dëshmi për rolin që garat në shkathtësi luajnë në ndihmën për punëdhënësit që të pajisin praktikantët e tyre me shkathtësitë e duhura për t’iu mundësuar biznesve që të jenë në nivel më të mirë konkurrues në nivel global.

Më parë Zëvendësdrejtor – i Përgjithshëm në Konfederatën e Industrisë Britanike, Neil gjithashtu mbanë pozitën në Këshillin e Universitetit Warwick dhe këshillon Këshillin Shkencor për diversitetin dhe gjithpërfshirjen. 

Neil ka gjithashtu PhD në barazinë e racave në vend të punës. 

Për të marrë më shumë informata për punën e WorldSkills MB ju lutem vizitoni uebfaqen e tyre.