Dhjetë këshilla për angazhim efektiv të punëdhënësve 

Muajin e kaluar, Jackie Galbraith nga Kolegji Ayrshire na ofroi një vështrim të qasjeve të tyre që ishin fituese të çmimeve për angazhim të punëdhënësve. Këtë muaj Kolegji Ayrshire kthehet edhe njëherë për të ofruar disa këshilla fantastike se si ju dhe institucioni juaj mund të përmirësoni mënyrën se si angazhoheni me punëdhënësit dhe punoni drejt mbylljes së zbrazëtirës gjithnjë në rritje që ekziston në arsimin profesional: 

1. Sigurohuni që punëdhënësit dinë për ju

Komuniko tregime pozitive rregullisht dhe gjerësisht lidhur me benefitet për punëdhënësit nga angazhimi juaj me ta. Shfrytëzo gamën e gjerë të platformave të medieve sociale dhe nxjerr lajme rregullisht në gazetat lokale, revistat biznesore dhe buletinet tregtare. Përfshij shembuj të punës suaj me punëdhënësit në blogjet tuaja dhe të tjerëve.

2. Shko te punëdhënësit – mos prit që ata të vijnë te ju

Koha është e çmueshme për punëdhënësit, posaçërisht bizneset e vogla, prandaj respektoni çfarëdo kërkesash për kohën e tyre. Investoni kohë për t’i takuar ata në hapësirat e tyre. Kur t’i ftoni ata në ngjarje në kolegj, aranzhoni ato në kohën që më së miri u përshtatet atyre, p.sh. herët në mëngjes apo në fund të ditës. 

3. Fol në gjuhën që punëdhënësit e kuptojnë

Njohuritë e shumicës së punëdhënësve lidhur me arsimin dhe kualifikimet janë të kufizuara në atë që kanë përjetuar në shkollë, kolegj apo universitet. Kujdesuni që të mos flisni në zhargon që ata nuk e kuptojnë – fokusohu në shkathtësitë që ata janë duke i kërkuar.

4. Demonstroni se çfarë ka në të për punëdhënësit.

Shumë punëdhënës e kuptojnë që mund të përfitojnë nga angazhimi me kolegj. Megjithatë, disa nuk e dinë. Tregojuni atyre beneficionet e të punuarit me ju në kuptimin me të cilin ata mund të ndërlidhen, p.sh. arritjen e fuqisë punëtore me më shumë shkathtësi dhe më të motivuar, rritjen e produktivitetit, ndihmën me rekrutimin e personave të duhur, etj. 

5. Bëhu i qartë për atë që po kërkoni nga punëdhënësit.

Shumica e punëdhënësve duan të angazhohen me arsim, shpesh në mënyrë altruiste për t’iu ndihmuar studentëve që të jenë më të kërkuar për punësim në tregun sfidues të punës. Specifikoni se si mund të ndihmojnë ata, p.sh. duke ofruar gjetje të vendeve të punës, duke marrë praktikantë, duke ftuar studentët në vizitë te punëdhënësi, duke mbajtur ligjërata si ligjërues mysafir. 

6. Prano kritikën dhe dëgjo informatat kthyese.

Nëse punëdhënësit janë kritik lidhur me përmbajtjen, mbajtjen apo relevancën e lëndëve të kolegjit, mos u përgjigj në mënyrë defensive. Bisedo për shqetësimet e tyre dhe atëherë kur ka probleme, diskutoni se si të përmirësohen ato. 

Tregoju punëdhënësve se çka keni ndryshuar si reagim ndaj informatave kthyese nga ata, p.sh. ofrimin e lëndëve, përmbajtjen, modelin e mbajtjes së lëndës. Nëse ata shohin dëshmi të qarta që është vepruar për shkak të reagimit të tyre, ata do të vazhdojnë që të jenë të angazhuar me ju. Nëse jo, ata mund të shohin angazhimin tuaj me punëdhënës si joproduktiv pa beneficione të prekshme për ta. 

7. Jeni i sinqertë dhe realist për atë që mund të ofroni.

Punëdhënësit janë njerëz biznesi dhe punojnë çdo ditë me kufizime ekonomike dhe operative. Nëse jeni i sinqertë dhe u shpjegoni çfarëdo kufizimesh ata do të kuptojnë. Përpiquni që të ndihmoni punëdhënësin që të gjejë se çfarë është duke kërkuar, edhe nëse nuk ofrohet nga ju. Ata do të çmojnë këtë përkrahje dhe janë më të prirur që të kthehen te ju në të ardhmen për diçka që ju mund të ofroni. 

8. Investo kohë në zhvillimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me punëdhënës

Qëndro i përgatitur që të shkoni “mbi dhe përtej” kur krijoni marrëdhënie të reja. Mund të ju duhet të investoni shumë kohë për të arritur fitime të vogla, por këto fitime të vogla mund të kenë benefit të madh për punëdhënësit, veçanërisht bizneset e vogla, dhe mund të përmirësojë konsiderueshëm reputacionin tuaj.

9. Angazhohu në organizata biznesore, tregtare dhe industriale

Bashkohu me odat ekonomike lokale, organet e sektorit të industrisë dhe shoqatat tregtare dhe kontribuoni në mënyrë bujare në aspektin e kohës, ideve dhe ekspertizës. Ju do të fitoni qasje në rrjete dhe njohuri në nivel specialisti të cilat do të avancojnë të kuptuarit tuaj për kërkesat e punëdhënësve për shkathtësi. 

10. Qëndroni i hap me zhvillimet në industri.

Sigurohuni që jeni në dijeni për raportet më të fundit, zhvillimet e politikave dhe lajmet në sektorët e industrisë dhe tregoni punëdhënësve se si kolegji është duke u përgjigjur në çfarëdo rekomandimesh relevante.