ÇFARË ËSHTË “KËMBIMET NË ARSIMIN PROFESIONAL”?

PËRSHËNDETJE DHE MIRË SE VINI NË EDICIONIN E PARË TË SHKËMBIMET NË ARSIMIN PROFESIONAL, REVISTËN E RE NGA KËSHILLI BRITANIK PËR MËSUESIT DHE UDHËHEQËSIT E INTERESUAR PËR ARSIMIN PROFESIONAL DHE AFTËSIM.

Me papunësinë e të rinjve në Ballkanin Perëndimor që kalon 60 përqind në disa vende, ne menduam që ku do të jetë një vend i mirë për të provuar këtë iniciativë, dhe besojmë se edhe ju do të mendoni ashtu. 

Mësuesit e Ballkanin Perëndimor na tregojnë se do të dëshironin më shumë mundësi të dëgjojnë për perspektivat nga MB-ja, të diskutojnë sfidat e tyre me të tjerët dhe të marrin ide se si ata mund të ju ndihmojnë të rinjve që të përmirësojnë perspektivat e tyre për punësim. Në të njëjtën kohë, mësuesit dhe drejtorët e shkollave të Arsimit Profesional in nga MB-ja kanë kaluar shumë rrugëtime të ngjashme si kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Edhe ata kanë dëshirë të lidhen me të tjerë nga e gjithë bota dhe, nëse ka mundësi, të ju ofrojnë një mundësi të tillë edhe studentëve të vet.

Dhe kjo është pikërisht mundësia të cilën revista Shkëmbimet në Arsimin Profesional po mundohet të ofrojë apo mundësojë.

Në këtë edicionin tonë të parë, ne mësojmë më shumë lidhur me disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen ata që janë të kyçur në Arsimin Profesional – në veçanti në sferat e fokusuara për studentët e moshave 16-19 vjeç – se si ata i kanë tejkaluar këto sfida dhe çfarë, sipas tyre, kanë qenë çelësat e suksesit. John Mountford, Drejtori Ndërkombëtar pranë Shoqatës së Kolegjeve, na tregon për disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i Arsimit Profesional në MB, dhe ne mësojmë nga Pat Carvalho, Drejtori i Kolegjit Harrow, dhe menaxheri i tyre i plan-programit të arsimimit Owen Price, se cila është domethënia e tyre në nivel të kolegjit.

Duke i falënderuar miqtë tonë pranë Fondacionit të Arsimimit dhe Trajnimit, në ju prezantojmë një shkrim nga Fondacioni Kombëtar për Hulumtim Arsimor i MB-së mbi atë se si arsimi teknik dhe arsimi profesional duhet të duken.

Dhe ndoshta më e rëndësishmja, ju gjithashtu do të keni edhe mundësinë që të kërkoni në bazën e të dhënave të Fondacionit të Arsimimit dhe Trajnimit për materiale shkollore – të gjitha këto pa pagesë!

Ne jemi të kënaqur me miratimet dhe mbështetjen e fortë që tashmë kemi pranuar lidhur me këtë iniciativë nga liderët e sektorit të Arsimit Teknik, Arsimit Profesional dhe të Trajnimeve nga MB-ja, duke përfshirë Martin Doel-in, CBE, Shefin Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve, dhe David Russell-in, ZKO i Fondacionit të Arsimimit dhe Trajnimit.

Por, më e rëndësishmja është që ne dëshirojmë të dëgjojmë gjëra nga ana juaj! Çka do të dëshironit që të shikoni të diskutohet në këto faqe? Kjo iniciativë është e lidhur me shkëmbimin e mendimeve dhe ideve për të ardhmen e Arsimit Profesional – dhe prandaj na kontaktoni përmes #veexchange në Facebook dhe Twitter me pyetjet dhe komentet tuaja.

Shpresoj se do të mbeteni të kënaqur nga ky botim i parë.

Përshëndetje të ngrohta

Helen Silvester
Drejtor, Arsimi në Evropën, Këshilli Britanik

Helen Silvester udhëheq punën e Këshillit Britanik mbi arsimimin në 15 shtete të Evropës Lindore dhe Jugore, dhe në Azinë Qendrore. Puna e saj fokusohet kryesisht në arsimin e lartë, shkencën, arsimin profesional dhe sipërmarrësinë – duke forcuar bashkëpunimin mes qeverive, universiteteve, kolegjeve dhe njerëzve në MB dhe shtetet e Evropës.