INTERVISTA: JOHN MOUNTFORD 

Do të jeni të befasuar kur të kuptoni se shkollat, kolegjet, universitetet dhe arsimtarët në MB përballen me sfida të ngjashme të arsimit profesional sikurse kolegët e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Kolegjet e MB-së kanë përjetuar një periudhë të ndryshimeve intensive në vitet e fundit, kanë qenë pothuajse objekt i ristrukturimit të vazhdueshëm dhe janë përballur me shkurtime dramatike të financimit. Të gjitha çështjet të cilat nuk janë ekskluzive për MB-në por të cilat janë përjetuar ndërkombëtarisht. 

Ne flasim me Drejtorin ndërkombëtar të Shoqatave të Kolegjeve, z. John Mountford. Me përvojë mbi 20 vjeçare, John-i ofron një perspektivë të paçmuar për këto çështje dhe diskuton se si mund të ecim përpara. 

SI I KANË ADRESUAR KËTO SFIDA KOLEGJET E MB-SË?

Duket se përbashkëta e vetme në botën moderne, për ironi, është ndryshimi. Kolegjet në MB është dashur që të ballafaqohen me politikë vendore të butë dhe me financim nga burime te ndryshme. Megjithatë, sektori i ka përmbushur këto sfida me aftësi ripërtëritëse dhe me përgjegjësi. Ne jemi sektor i cili ka qenë i farkëtuar në ndryshime dhe si rezultat i kësaj, kolegjet e kanë të lehtë që të përshtaten dhe tu përgjigjen ndryshimeve të politikave me të cilat përballemi. Në nivel institucional, modeli ynë autonom i lidershipit dhe udhëheqjes mbështet një përgjigje pragmatike dhe të shkathët në ndryshimin. Po ashtu, është model i cili promovon një shpirt sipërmarrësi dhe aftësi për tu përshtatur, e cila është e mbështetur nga ndjenja e përgjegjësisë dhe detyrës të sektorit publik. Është një model i cili në të vërtetë punon mjaft mirë në promovimin e zgjidhjeve të reja mbi kërkesat të cilat ndryshojnë. 

SA E RËNDËSISHME KA QENË PUNA ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË NË KËTË?

Puna me partnerët ndërkombëtarë është një aspekt shumë i rëndësishëm i punës së kolegjeve. Ne jemi duke i mësuar nxënësit që të jenë të suksesshëm në kohërat globale dhe është e rëndësishme që të sigurohemi ata kanë aftësitë e duhura të cilat do të ju mundësojnë që të lulëzojnë në mjedis trans-kombëtar. Partneritetet ndërkombëtare ndihmojnë që të ofrohen mundësitë e mësimit përmes të cilave këto aftësi mund të zhvillohen. Partneritetet ndërkombëtare munden po ashtu të ndihmojnë kolegjet që të ndajnë idetë dhe qasjet me kolegët ndërkombëtarë të cilët mund të ndihmojnë që të sjellin cilësinë dhe ekspertizën në sektor. Aktiviteti ndërkombëtarë po ashtu ndihmon kolegjet që të angazhohen në programet më të gjëra “sistem në sistem” dhe të punojnë ngushtë me aktorët tjerë të TTAP të MB-së. Në fund, partneritetet ndërkombëtare mund të ndihmojnë që të promovojë programet e kolegjit tonë tek studentët ndërkombëtarë, e cila na ndihmon që të zgjerojmë dhe diversifikojmë trupën tonë studentore. 

SI DREJTOR NDËRKOMBËTAR NË SHOQATËN E KOLEGJEVE, JU KENI NJË PASQYRIM Ë MIRË PËR ARSIMIT PROFESIONAL. ÇFARË MENDONI SE I BËN KOLEGJET NGA MB-ja SPECIALE DHE TË RËNDËSISHME?

Një model i lidershipit dhe udhëheqjes në mënyrë autonome, elastike dhe adaptuese u mundëson Kolegjeve të MB-së të jenë të përgjegjshëm ndaj trendëve ekonomike dhe nevojave industriale. Ne ofrojmë programe të cilat janë të bazuar në standardet e definuar nga ana e industrisë dhe kualifikimeve të cilave punëdhënësit u besojnë. Kolegjet marrin një qasje të fuqishme ndaj kualitetit i cili ndihmon që të sigurohet se nxënësit tonë janë të gatshëm për hapin e ardhshëm, qoftë në botën e punës apo për studimet e mëtejme. Kolegjet punojnë ngushtë me industrinë dhe partnerët qeveritar për t’i pajis kampet e tyre me objekte të përditësuara, të cilat reflektojnë vende pune moderne, për të cilat studentët janë duke u përgatitur. Sektori i Kolegjit i MB-së është zotuar në fuqi punëtore të dyfishtë e cila rezulton me trajnimin e ekspertëve teknik që të japin mësim në klasë. Kolegët janë po ashtu të zotuar në për të mësuar studentëve të tyre shkathtësitë teknike dhe profesionale të cilat ju nevojiten për punën e tyre si dhe aftësitë për punësimin të cilat do u duhen për pjesën tjetër të jetës së tyre. Kjo përfshinë edhe futjen e aftësive transferuese, sipërmarrëse dhe globale në plan-programe. 

JU JENI TË VETËDIJSHËM QË INTELIGJENCA E TREGUT TË PUNËS PO TREGON NIVEL TË LARTË TË PAPUNËSISË SË TË RINJVE, POR PUNËDHËNËSIT RAPORTOJNË VËSHTIRËSI NË REGRUTIMIN E STAFIT ME AFTËSITË E DUHURA. SI PO PLANIFIKOJNË INSTITUCIONET PROFESIONALE NGA MB-JA TI ADRESOJNË NEVOJAT MOMENTALE TË AFTËSIVE?

Kolegjet punojnë për së afërmi me punëdhënësit në mënyrë që të sigurojnë që ata po i mësojnë llojet e duhura të kurseve të cilat u ofrohen nxënësve me nevoja të aftësive për industrinë. Mund të jetë në nivelin e plan-programit përmes programeve mësimore të bazuara në botë ku mësimi është i kombinuar me punën. Një shembull i qartë i kësaj është fokusi aktual në mësimin e zanatit (stazhim). Ky bashkëpunim mund të jetë në nivel të sistemit me kualifikime dhe plan-program, i definuar nga standardet e vendosura nga industria, dhe mund të jetë në nivel lokal dhe regjional, përmes angazhimit me LEPS. Kolegjet po ashtu punojnë për së afërmi me punëdhënësit njëjtë sikur me institucionet, duke e përfshirë rolin kyç të punëdhënësit në udhëheqjen e kolegjit, hartimin e programeve me porosi dhe takime të rregullta për të diskutuar aftësitë që nevojiten. Kolegjet janë të vendosura që mos të reagojnë vetëm në nevojat e industrisë por të bëhen aktive në të kuptuarit dhe tu përgjigjen trendëve të tregut. 

JU PUNONI ME SHUMË PARTNERË NDËRKOMBËTARË. CILAT TRENDE NË TTAP I VËZHGONI PËR MOMENTIN NË MB DHE NË BOTË?

Ka një tendencë në rritje që të afrohen TTAP-të dhe industria përmes ofrimit të programeve të cilat i shpërfaqin nevojat e punëdhënësve dhe të ndihmohet ofrimi i aftësive të reale për punësim. Kjo ka bërë që të ketë një shkëputje të sektorëve të TTAP-ve nga kontrolli direkt i qeverisë, në drejtim të një modeli më autonom i cili mundëson një qasje më fleksibile dhe të përgjegjshme të ofruesve të TTAP-ve. Globalizimi po rezulton me rritje të kërkesës për modele transkombëtare të TTAP-ve, të cilat nxisin trajnime dhe kualifikime ndërkombëtarisht transferuese. Po ashtu, ekziston një kërkesë botërore në rritje për një nivel më të lartë të arsimimit profesional dhe teknik për të ndihmuar që të nxitet njohuria e ekonomisë dhe kjo ka filluar të turbullojë disa nga barrierat tradicionale ndërmjet arsimimit profesional dhe akademik. 

A KENI NDONJË TREGIM TË VEÇANTË QË MUND TA NDANI NË LIDHJE ME NDONJË PRAKTIKË FRYMËZUESE TË CILËN E KENI PARË NË KOLEGJ, KU ME TË VËRTETË KANË PËRFITUAR TË RINJTË?

Vazhdimisht jam i frymëzuar nga ndikimi i kolegjeve në ndryshimin e jetës të nxënësve të tyre. Është e vështirë të veçohen shembujt e veçantë, por ne së fundi e kemi udhëhequr një projekt të BE-së në qasjet e përbashkëta për të arritur tek studentët të cilët momentalisht nuk janë në duke vijuar arsimin, punën apo trajnime. Me të vërtetë isha i goditur nga angazhimi i kolegjeve për të punuar me të gjitha pjesët e komunitetit ton, megjithatë kjo punë mund të jetë sfiduese ose e vështirë. Në nivel personal, unë kam filluar karrierën time në kolegje duke punuar me studentët Kosovar të cilët patën ardhur nga MB-ja dhe punën të cilën e bëjnë kolegjet për tu ndihmuar dhe mbështetur të ardhurve të rinj në asimilimin e tyre në shoqëritë është një frymëzim i madh. 

CILAT DOBI MENDONI SE JANË PËR MËSUESIT TË CILËT PUNOJNË NË TRAJNIMIN DHE ARSIMIN PROFESIONAL DUKE E PËRDORUR PLATFORMËN TONË 'KËMBIMET NË ARSIMIN PROFESIONAL'?

Mundësia që të mësoni dhe të ndani idetë me kolegët tuaj është pjesë shumë e rëndësishme për çfarëdo zhvillimi të profesionistëve. Mundësia që të bëhet kjo në nivel global, përmes Këshillit Britanik, është jashtëzakonisht e vlefshme, sidomos në botën moderne. TTAP po bëhet gjithnjë e më e globalizuar, punët për të cilat ne i trajnojmë nxënësit tonë janë të lidhura në mënyrë progresive me punëdhënësit global, prandaj është e rëndësishme që profesionistët e TTAP-së po ashtu të mendojnë globalisht, përmes rrjeteve siç është këmbimi.