BURIMET DHE MATERIALET PËR ZHVILLIMIN TUAJ 

Çdo muaj, ne do të ju sigurojmë materiale praktike dhe lidhje në resurse dhe artikuj interesant dhe të dobishëm. Kontrolloni rregullisht këtë vend për të shikuar se çka ka të reja! 

RESURSET E FONDACIONIT TË ARSIMIMIT DHE TRAJNIMIT 

Fondacioni i Arsimit dhe Trajnimit ka rënë me mirësi dakord që të ndajë resurset e veta me neve. Ju mund të regjistroheni në ueb-sajtet e tyre – “Excellence Gateway” (porta e ekselencës) dhe “foundationonline” (fondacioni në internet) për t’u qasur në shumë informata dhe materiale për trajnime – të gjitha këto pa pagesë! 

http://www.excellencegateway.org.uk/

http://www.foundationonline.org.uk/

ZËRAT E STUDENTËVE

Një artikull të cilin mund ta gjeni si të dobishëm në “portën e ekselencës” është ky shkrim i thjeshtë nga Kolegji i Komunitetit të Liverpul-it, i cili sugjeron një qasje të re dhe novatore për të pasur qasje më të mirë në zërat e studentëve tuaj, dhe për të pranuar informata kthyese më të mirëfillta nga nxënësit tuaj.

MATERIALET PËR ARSIMTARËT E GJUHËS ANGLEZE 

Për ata nga ju që janë të interesuar të japin mësim të Gjuhës Angleze, mund të keni dëshirë të shikoni këto materiale që janë përgatitur nga ekipi ynë në Shqipëri, së bashku me MASHT-in. Materialet janë përqendruar në përgatitjen dhe përputhjen e plan-programit të gjuhës Angleze me shkollat e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit (TIK) me kërkesat e ekonomisë së tregut.