ZËRAT E BALLKANIT PERËNDIMOR

Çdo muaj ne dëgjojmë tregime nga arsimtarët, ligjëruesit dhe shumë të tjerë të përfshirë në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor. Me një etje për të mësuar, për të zhvilluar aftësi dhe për të ndarë përvojat me kolegët nga Ballkani Perëndimor dhe nga MB-ja, këtë muaj do ta dëgjomë Mexhiden, mësuesen e ATP-it:

Pasi që kemi popullsinë më të re në Evropë, për ne është e rëndësishme të kemi rini të aftë dhe të punueshme. Prandaj, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet ofruesit të ATP-it dhe punëdhënësit janë të domosdoshme për ne. Deri tani, ne kemi pasur këto marrëveshjet e bashkëpunimit për shkak të dëshirës së mirë të cilën disa biznese e kanë treguar për t’i ndihmuar studentët e rinj të përfitojnë përvojë të punës gjatë studimeve. 

- Mexhide Çollaku, mësuese e ATP-it, Ymer Prizreni (shkolla për ATP), Kosovë

Sfida më e madhe për mua është të gjej rrugën për të ngritur motivimin e studentëve për të mësuar dhe si të avancojnë në profesion të tyre. 

- Bratislav Pejić, Profesor në shkollën për biznes të hoteleve dhe agjencive, tregti dhe hotelieri, Leskovc, Serbi. 

Sfida më e madhe më të cilën përballem është themelimi i një bashkëpunimi të mirë ndërmjet shkollës dhe biznesit. Një tjetër sfidë e rëndësishme është të pajis studentët me dije dhe trajnim praktik i cili do t’i bënte më konkurrues në tregun e punës, në mënyrë që më lehtë të gjejnë vendin e tyre në vendin e punës dhe në shoqëri. 

- Goran Grozdanovski, Profesor, Sektori i turizmit dhe hotelerisë, shkolla ATP Lazar Tanef, Shkup, Maqedoni. 

Gjatë muajve të ardhshëm ne shpresojmë të dëgjomë nga më shumë arsimtarë nga Ballkani perëndimor, ku do krijonim një pasqyrë më të mirë të sfidave me të cilat janë përballur, ku do të adresonim papunësinë e të rinjve dhe do ndihmonin të ushqenim diskutimet rreth zgjidhjeve të mundshme në arsimin profesional. 

Shprehuni edhe ju!