SI DUHET TE DUKEN SHKOLLAT PROFESIONALE DHE TEKNIKE 

Një ekstrakt "Nga intuita e revistës Shoqata për Edukim dhe Trajnim”, një raporti të fundit nga Fondacioni Kombëtar për Kërkime Arsimore, thekson se si arsimi teknik dhe profesional duhet të duket, dhe se si ai mund të kuptohet dhe të zbatohet. Çfarë mund të mësojmë nga kjo? 

Rëndësia e arsimit profesional dhe teknik ka qenë subjekt i shumë komenteve kohëve të fundit. Organe të tilla si Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Asociacioni i Kolegjeve (AK), për kohë të gjatë kanë bërë thirrje për përmirësime në këto fusha të rëndësishme të arsimit dhe trajnimit, duke përmendur frikën se nëse këto lihen pas dore, produktiviteti dhe konkurrenca e Britanisë do të vendosej në rrezik në nivel global. 

Por ajo se si arsimi teknik duhet të duket, ka qenë e hapur për debat. Deri më sot, ka pasur shumë pak kërkime mbi atë se çfarë forme duhet të marrë dhe ka pasur një tendencë për të përcaktuar atë në kontekstin e mësimit profesional, dhe jo si një entitet të veçantë. 

ÇKA PËRBËN MËSIM DHE MËSIMDHËNIE TË MIRË? 

Raporti i Fondacionit Kombëtar për Kërkime Arsimore (NFER) "Rishikimi i Arsimit Teknik”, i botuar në fund të vitit 2015, shqyrton se çfarë përbën të mësuarit dhe mësimdhënie të mirë në këtë fushë, dhe nxjerr në pah një numër të pikave kyçe. Arsimi profesional dhe teknik i mirë, thuhet në raport, ndan karakteristika kryesore me forma të tjera të mësimit dhe mësimdhënies cilësore. Ai duhet të përfshijë, ndër të tjera, të mësuarit të qëllimshëm dhe stimulues; një kulturë të aspiratës dhe arritjes; një mjedis të favorshëm për mësim; mbështetje të duhur për mësim; dhe qasje interaktive të mësimdhënies. Dhe, përveç të qenit i hapur për qasje inovative, arsimtarëve gjithashtu ju duhen edhe njohuri të forta të lëndës dhe besim në aftësinë e tyre për të bartur këtë tek nxënësit. 

Megjithatë, ajo që ishte gjithsesi kryesore ishte rëndësia e kontekstualizimit të mësuarit dhe mësimdhënies në fushën e zgjedhur të punës apo profesionit në të cilin kursi koncentrohet. Kjo do të thotë se përmbajtja e kursit dhe qasja e mësimdhënies duhet të mbështesë rekontekstualizimin e të mësuarit për nxënësin, në fushën e punës së tyre të zgjedhur. Literatura gjithashtu sugjeronte që të mësuarit profesional dhe teknik kërkon renditjen e mësimit për të siguruar nxënësit që të përpunojnë informatat më lehtë. Nxënësit më së shumti kanë përfituar nga ata të cilët i kanë mësuar duke e kombinuar ekspertizën profesionale me atë pedagogjike në fushën e standardëve të industrisë. 

MODELI 

Me këtë në mendje, NFER-i ka zhvilluar një model, i paraqitur në formë të diagramit të shtresuar (shih raportin më poshtë), për të treguar se si mësimdhënia dhe nxënia teknike mundet që të kuptohet dhe zbatohet më mërie. Në thelb të shtresave është nxënësi si pranues kryesor dhe përfitues i mësimdhënies dhe nxënies. Unaza tjetër tregon karakteristikat dhe tiparet e mësimit kualitativ në përgjithësi, të cilat janë fituar gjatë arsimit sekondar të nxënësve për të siguruar progresin e mësimit teknik apo profesional më vonë. Kjo përfshinë qasje të personalizuar dhe fleksibile për të studiuar, duke përdorur qasje të reja; duke themeluar raport të mirë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit dhe një mjedise me qëllim të mirë dhe stimulues. Shtresa e jashtme paraqet karakteristikat e arsimit profesional dhe teknik më konkretisht, dhe përshkruan aspektet siç janë përmbushja e nevojave të ndryshme të nxënësve; qasje në objektet standarde të industrisë dhe në burimet; kontekstualizimi; radhitja e të mësuarit; komunitetet e praktikës dhe angazhimi i punëdhënësit. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të shohin se si studimet e tyre kanë ndikim në zhvillimin e aftësive për vendin e punës dhe dallojnë rrugët e qarta në drejtim të mësimit të nivelit më të lartë. 

KOMUNITETI I PRAKTIKËS 

Raporti arrin në përfundim se kolegjet e arsimit të mëtejmë, si një nga ofruesit kryesor të arsimit teknik, janë më së miri të vendosura për të çuar zhvillimin më tutje. Për të arritur këtë, ata thonë, AU duhet të auditojë anëtarët e saj për të kuptuar se sa ka kapacitet dhe aftësi për të ofruar arsimim teknik në nivelet 3, 4 dhe 5, dhe të ndërmarr shpërndarjen e praktikës së mirë në këtë zonë. Organizata duhet gjithashtu të udhëheqë diskutimet rreth zhvillimit të vazhdueshëm të stafit, në mënyrë që të kenë dije dhe aftësi të përditësuara në zonat e veçanta. Raporti thotë: “Është shumë e rëndësishme që arsimtarët/trajnerët dhe/ose institucionet të kenë kohë që të zhvillojnë dhe ruajnë marrëdhëniet në vazhdimësi me punëdhënësit dhe trupat sektorial. Kjo u mundëson arsimtarëve dhe trajnerëve të jenë pjesë e komunitetit të praktikës ku pedagogjia përshtatet me praktikat e vendit të punës”. Për më tepër, ekziston nevoja për zhvillimin e kuptueshmërisë më të detajuar të mësuarit dhe të nxënit të arsimit teknik për të ndihmuar sektorin e arsimimit të mëtutjeshëm që të “përmbushë sfidën e arsimimit teknik në rritje”. 

Tami Mccrone, Menaxher i lartë i hulumtimeve në Fondacionin Kombëtar për Kërkime Arsimore dhe njëri nga autorët e raportit. 

Asociacioni i Kolegjeve ka autorizuar Fondacionin Kombëtar për Kërkime Arsimore (NFER) që të ndërmarrë një rishikim të shpejtë të literaturës në mënyrë që të identifikojë karakteristikat kryesore dhe elementet thelbësore të mësuarit dhe të nxënit në arsimin profesional dhe teknik. Ky rishikim i shkallës së ulët është kryer ndërmjet Korrikut dhe Shtatorit të vitit 2015.