Bëni regjinë e produksionit tuaj për "Ëndrra e një Nate Vere"

Mix the Play është video platformë interaktive që mundëson bashkëpunimin e British Council me Teatrin Old Vic. 

Ju ftojmë të krijoni një skenë nga shfaqet më të dashura të Shekspirit "Ëndrra e një Nate Vere". Duke përdorur shembuj dhe efekte filmike, mund të kontrolloni një sërë elementesh, duke përfshirë kastingun, setin, kostumet, stilin e aktrimit dhe muzikën.

Platforma është e thjeshtë, intuitive dhe është shumë lehtë t'i ndani krijimet tuaja në rrjetet sociale. Nuk duhet të keni njohuri paraprake në lëminë e regjisë.

Krijoni skenën tuaj dhe përjetoni Shekspirin si kurrë më parë.