dcsimg

Search

Serbia-Girl-Leaves

Krijimi i mundësive në Arsim

Puna e Këshillit Britanik në Shqipëri ka qenë tradicionalisht në sektorin e arsimit. Duke punuar me partnerët në sektorët publik dhe privat si edhe me shoqërinë civile, Këshilli Britanik promovon reformat, përmirëson cilësinë dhe mundëson aksesin në një arsim me cilësi të lartë, ndërkohë që përforcon një mirëkuptim më të mirë kulturor ndërmjet qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Ne përqendrohemi në disa fusha prioritare në projektet tona të arsimit, në shkolla, arsimin e lartë dhe aftësitë për zhvillim professional.

Shkollat

Brenda axhendës sonë të arsimit të lartë, në punojmë ngushtë me organet politik-bërëse qeveritare, agjencitë kombëtare, universitetin, kolegjin dhe drejtuesit e kësaj industrie, akademikët dhe kërkuesit shkencorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. Së bashku me Ministrinë e Arsimit ne po punojmë në zhvillimin e përhapjes së gjuhës angleze te nxënësit e shkollave të mesme.

Arsimi i lartë

Së bashku me partnerët tanë në Shqipëri ne po punojmë për të zhvilluar gjuhën angleze me qëllim që të mbështetet ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë. Ne po punojmë me ministritë, universitetet dhe fakultetet në përcaktimin e standarteve për mësimdhënien e gjuhës angleze dhe për zhvillimin e kurrikulave të reja. Ne organizojmë seminare dhe trajnime të zhvillimit profesional për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve.

Aftësitë për zhvillimin profesional

Fokusi ynë ka qenë në Arsimin Profesional. Ne kemi paraqitur një Kurrikul të re të gjuhës Angleze për shkollat e Teknologjisë të Informacionit të Sistemit Profesional në Shqipëri dhe ne shohim potencial të mjaftueshëm për të bërë të njëjtën gjë me sektorët e tjerë. Kjo përputhet dhe me prioritetin e shpallur të Qeverisë për zhvillimin e një sistemi arsimor profesional konkurrues..

Gjuha Angleze është pjesë jetike e punës sonë në Këshillin Britanik, ne e përfshijmë atë në iniciativa dhe bashkëpunimeve të ndryshme me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë. Arsimi dhe Formimi Profesional, TIK dhe Gjuhët e Huaja mbeten prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe gjithashtu dhe të Këshillit Britanik. Secili prej tyre ka për qëllim përmirësimin e sistemit Arsimor dhe në përputhje me standartet europiane.

Ky projet rikonfirmoi se bashkëpunimi i gjerë dhe i suksesshëm mes Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Këshillit Britanik mund të sjellë ndryshime posztive dhe një sistem modern më të mirë arsimor. Programi më i fundit për TIK për mësimin e gjuhës, “English for Skills” u përqëndrua në përgatitjen dhe përputhjen e kurrikulës së shkollave të Teknologjisë së Informacionit në Gjuhën Angleze me këkesat e ekonomisë së tregut. Projekti mbështeti  mësimdhëniene gjuhës Angleze në shkollat e mesme profesioanle, me një mjet kurrikular për mësuesit e gjuhës Angleze në shkollat profesionale.

Faza e dytë e projektit  “English for Skills’ rikonfirmoi bashkëpunimin midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportev me Këshillin Britanik dhe suksesin e fazës së parë të projektit. Suksesi i fazës së parë të projektit u konfirmua qartësisht nga studentët, mësuesit dhe shkolla si një dokument i cili solli ndryshime positive gjatë mësimdhënies dhe proçesit studimor ditor duke synuar drejt një sistemi arsimor më të mirë dhe më modern.

Mund të shihni dhe shkarkoni version në PDF të English for Skills 1 dhe English for Skills 2.