dcsimg

Search

Serbia-Man-iPad

Kush jemi ne

Këshilli Britanik është organizata ndërkombëtare kryesore e Mbretërinë e Bashkuar për marrëdhëniet arsimore dhe kulturore.

Ne punojmë me partnerët tanë, si në Shqipëri ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, për të ekspozuar ekselencën, inovacionin dhe krijimtarinë britanike. Ne punojmë për përfitimet e individit dhe për përfitime reciproke të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Këshilli Britanik është rregjistruar si një organizatë bamirësie (organizatë – jofitimprurëse) dhe funksionon në mënyrë të pavarur nga qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar, nga e cila marrim ndihmë financiare.

Këshilli Britanik ka një staf prej 7900 vetësh në zyrat, qendrat e mësimdhënies, libraritë dhe qendrat e informacionit dhe të burimeve në 110 shtete e territore anembanë botës.

Patroni ynë është Madhëria e Saj Mbretëresha dhe Zv-Patroni është Lartësia e tij, Princi i Uellsit

Qëllimi Ynë

Ne krijojmë marrëdhënie dhe besim për MB nëpërmjet shkëmbimit të dijeve dhe ideve midis njerëzve anembanë botës.