dcsimg

Search

Studio në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ofron një sistem lider arsimor botëror, me kualfikime që mund të bëjnë difrencën në karrierën tënde.

Po mendoni të studioni në një universitet, kolegj, shkollë me konvikt apo të mësoni gjuhën Angleze në Mbretërinë e Bashkuar? Nëse po, opsionet më poshtë ju japin informacionin më të fundit rreth kurseve, kualifikimeve, institucioneve, kërkesave të pranimit dhe informacione të tjera të dobishme- që ju të merrni më të mirën nga studimi juaj në Mbretërinë e Bashkuar.

Studio në Mbretërinë e Bashkuar

Vizitoni faqen tonë Education UK për t’u informuar rreth aplikimit në shkolla, kolegje dhe universitete në Angli, Uells, Skoci dhe në Irlandën e Veriut. Kërkoni për kursin më të mirë për ju.

Mësoni gjuhën Angleze në Mbretërinë e Bashkuar

Dëshironi të mësonin Anglishten në shtëpinë e gjuhës Angleze? Për cdo nivel, Mbretëria e Bashkuar ofron kursin që ju përshtatet. Skema jonë e akreditimit siguron kurse të një cilësie të lartë të cilat mund t’i gjeni në faqet Education UK dhe English UK. Mësoni më tepër rreth të mësuarit anglisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Bursa dhe Financim

Lista e kërkimit të Faqeve për Edukim në Mbretërinë e Bashkuar liston 3000 bursa për studentët ndërkombëtarë. Mësoni më tepër për aplikimin për bursa. Këshilla të shumta tek këshilla si të aplikoni.

Ku të studioni në bretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar përbëhet nga Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut,secila me karateristikat e saj. Duke nisur me plazhet ranore dhe malet e deri tek kodrat e gjelbërta…Me festivalet muzikore dhe ndeshjet futbollistike, me teatrot dhe galeritë e arteve…Me qytetet antike dhe kozmopolite -ka kaq shumë gjëra për të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar! Zbuloni fotot dhe sugjerimet se cfarë mund të vizitoni me hartën tuaj interaktive.