Mbretëria e Bashkuar mirëpret mbi 400,000 studentë ndërkombëtarë të arsimit të lartë çdo vit, dhe është e kuptueshme pse.

E renditur mjaft lart në rankimet botërore, universitetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë reputacionin e zhvillimit të aftësive të cilat punonjësit kërkojnë. Nuk është vetëm rreth marrjes pjesë në leksione - ju do të përfshiheni me mësuesit tuaj nëpërmjet seminareve, diskutimeve dhe projekteve praktike. Kjo do ju ndihmojë të zhvilloni të menduarin kritik, kreativitetin dhe vetëbesimin.

Krahas përfitimeve akademike të disa prej universiteteve më të njohura në botë, ju do të keni akses ndaj pajisjeve më të fundit, për shkak të reputacionit që ka kërkimi në Mbretërinë e Bashkuar. Edukimi në Mbretërinë e Bashkuar do ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë e gjuhës angleze dhe besimin e të folurit të kësaj gjuhe, një atribut i cili është mjaft i vlerësuar nga punonjësit globalisht.

Çfarëdo aspiratash që ju sjellin këtu, ose nëse jeni duke studiuar në nivel para ose pasuniversitar, në shkollë me konvikt apo kolegjet profesionale, do të mësoni në një mjedis të sigurtë dhe shumë kulturor. Ju do të përkraheni gjatë studimeve në Mbretërinë e Bashkuar, sepse të gjitha institucionet ofrojnë ndihmë të gjerë dhe shërbime mirëqënieje për të gjithë studentët. Gjitashtu, është edhe një aventurë kulturore, nga festivalet muzikore dhe ndeshjet e futbollit deri tek kështjellat e lashta dhe jeta vibrante e natës.

Me kosto më të ulta se në Australi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me kurse fillestare tre vjeçare, ju mund të shijoni një eksperiencë studentore që ndryshon jetën dhe në këmbim merrni njohuri të vlefshme për atë që paguani.

Mësoni më shumë rreth arsimit në Mbretërinë e Bashkuar duke vizituar Study UK: Discover You