The Living Room of the Future

Ne ju ftojmë të merrni pjesë në projektimin e të ardhmes së transmetimit duke punuar me BBC, Databox si dhe Fondacionin e Arteve dhe Teknologjisë Kreative (FACT). Aplikoni deri më 15 Tetor dhe fitoni një mundësi për të marrë pjesë në një seminar në forumin rajonal të inovacionit 'Sarajevo Unlimited', nga 2 deri më 4 Nëntor të 2017. ‘Sarajevo Unlimited’ është një platformë rajonale për sipërmarrësit, talentet dhe krijuesit e ndryshimeve të organizuara nga biznesi, qendra kreative dhe inovative 'Networks INT'.

Nëse mereni me ndonjë fushë kreative siç është filmimi apo programimi dhe IT, veçanërisht Internet of Things (IoT),  dhe nëse jeni shumë mirë në gjuhë angleze dhe jetoni në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ), ju mund të fitoni një mundësi të veçantë për të marë njohuri rreth transmetimit.

Gjatë dy ditëve të workshop-it, do të shikoni botën e OBM (Object-Based Media) dhe do të jeni të  zhytur në krijimin e përmbajtjes që ju jep një eksperiencë në botën e transmetimit.

Ju do të mësoni se si të përdorni platformën Databox për të krijuar përvoja të thella që përfshijnë pajisjet IoT të vendosura në shtëpi nëpërmjet Object Based Media për të rritur angazhimin e audiencës. Ju do të fitoni njohuri të vlefshme për mënyrat e reja të të menduarit rreth transmetimit, IoT ( Internet of Things), privatësisë e të dhënave. Në fund të workshop-it, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë një mundësi për të fituar një eksperiencë unike trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilët do të zgjidhen dy persona.

Ky program në Mbretërinë e Bashkuar (duke përfshirë Liverpool, Manchester dhe Nottingham) do të mundësojë që dy pjesëmarrës të punojnë me tre përfaqësues kryesorë në fushën e mediave, si BBC, FACT dhe Databox. Fokusi do të jetë tek një demonstrim eksperimental bazuar në skenarin e një 'realiteti familjar', që do të jetë një eksperiment 'i gjallë' në përvojën e OBM-së duke kapur gjithashtu të dhëna në kohë reale. Ky program do të zhvillohet në Shkurt 2018.

Përmes këtij programi do të keni mundësi të jeni pjesë e një ndryshim modeli në përvojën e mediave dhe të keni një mundësi për të paraqitur një propozim për projektin 'Living Room of the Future' që do të realizohet në publik, në organizatën kryesore të arteve digjiitale në Mbretërinë e Bashkuar, FACT.

Si të aplikoni

Aplikimet për workshop-in The Living Room of The Future janë mbyllur. Lista e fituesve do të shpallet në 20 Tetor në faqen tone zyrtare.

Proçesi i vendimmarrjes

Paneli i përbërë nga përfaqësuesit e BBC, FACT, Databox dhe British Council do të zgjedh deri në 20 pjesëmarrës në seminare kreative e inovative të projekteve të zhvilluara në film, instalime të artit vizual, lojëra dhe IoT.

Aplikantët e suksesshëm do të informohen me email deri të premten 20 Tetor. Do të mbulohet udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi në lidhje me pjesëmarrjen në seminare.

Për më shumë informacion rreth partnerëve, ju lutemi vizitoni faqet e tyre të internetit.

Linke të jashtme