Asistenti i përkohshëm i projektit do të jetë përgjegjës për të ofruar kohë pas kohe mbështetje logjistike, administrative si dhe mbështetje në zbatimin e projektit për ofrimin efikas të Programit ‘Shkollat e shekullit 21’ në Shqipëri.  

Details

Mbrapa në fillim Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja Kontratë me kohë të caktuar, sipas paraqitjes së nevojës  
Orari i punës Kjo pozitë kërkon angazhim me kohë të pjesshme, sipas paraqitjes së nevojës, me njoftim paraprak të paktën 24 orë. Nuk ka numër të garantuar të orëve të punës gjatë muajit dhe ai numër ndryshon gjatë vitit.
Afati i fundit E Enjte 28 Mars 2019

Përshkrimi i postit

Për këtë pozitë kërkohet kandidat me përvojë, i cili do ta mbështesë zbatimin e Programit ‘Shkollat e shekullit 21’ në Shqipëri.

Disa nga përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Ofrimin e aktiviteteve logjistike dhe administrative që lidhen me programin ‘Shkollat e shekullit 21’ në Shqipëri, në koordinim me Koordinatorët kombëtarë 
  • Organizimin e detyrave ditore për eventet e trajnimit dhe evente të tjera në nivel vendor, fotokopjimi, transportimi, akomodimi, materialet e trajnimit, listat e mysafirëve dhe shërbime të tjera relevante që lidhen me logjistikë 
  • Asistimin e Koordinatorëve kombëtare për arkivimin e dokumenteve të shpenzimeve nga furnitorët kryesorë 

Si të aplikoni

Për të aplikuar, ju lutem vizitoni e-recruitment portal  të British Council dhe plotësoni formularin e aplikimit më së largu deri më 28 mars 2019.  Vetëm aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontakohen.