British Council dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri shënojnë fillimin e fazës së dytë të projektit "Qytetarët Aktivë". Projekti "Qytetarët aktivë" zbaton aktivitete që motivojnë dhe trajnojnë të rinjtë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të kuptuar më mirë nevojat e komuniteteve të tyre lokale dhe pozitën e tyre në rajon dhe për të punuar në mënyrë aktive në përmirësimin e tyre. Projekti gjithashtu forcon kapacitetin e të rinjve për të gjetur punë në tregun modern të punës, si dhe për kuptimin e përgjegjësive të institucioneve ndaj nevojave dhe aspiratave të të rinjve.

NGJARJA U MBAJT TË MARTËN ME 13 SHKURT NË NDËRTESËN E BRITISH COUNCIL KU U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR IMPLEMENTIMIN E KËTIJ PROGRAMI NË SHQIPËRI. PJESËMARRËS NË KËTË NGJARJE ISHIN DREJTORESHA E BRITISH COUNCIL NË SHQIPËRI, ZNJ. AIDA BËRXHOLI SI DHE PËRFAQËSUES NGA ORGANIZATAT JOQEVERITARE.

Partnerët kyç të British Council për këtë projekt janë IPSED (Institute for the Promotion of Social and Economic Development), SMEK (On Social Development, Environmental, Economic and Cultural), ORBIS dhe Joscelyn Foundation.