Duke ndjekur suksesin e ekspozitave në Ballkanin Perëndimor, British Council fton Muzeumet dhe Galeritë për të nominuar kuratorët e tyre për të marrë pjesë në ‘Collaborative Collective’ dhe të jenë pjesë e kurimit të ekspozitave me në fokus artistet femra si Sarah Lucas, Tracey Emin, Gillian Wearing etj. Punët e tyre janë pjesë e koleksionit të British Council.

Muzeumet dhe Galeritë që janë zgjedhur për këtë program, dhe kuratorët e tyre janë si më poshtë: 

  • Arta Agani │Galeria Kombëtare, Kosovë
  • Blagoja Varošanec │ Muzeu i Artit Bashkëkohor, Maqedoni
  • Jelena Ognjanović │Galeria Serbe Matica, Serbia
  • Lana Pilipović │Muzeu i Artit Bashkëkohor i Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina
  • Natalija Vujoševič │Muzeu Kombëtar, Mali i Zi

Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në kurimin e ekspozitave (workshop 3 ditor në Novi Sad në Dhjetor 2017 dhe një javë në Londër në Shkurt 2018). Kuratori i çdo vendi do të kurojë punën e tij në kontekstin lokal (Qershor 2018 deri më Prill 2019)

Kuratorët do të kenë mundësinë për të prezantuar punën e tyre ndaj profesionistëve dhe organizatave të artit pamor nga Mbretëria e Bashkuar, në një event që do të mbahet gjatë kërkimit drejt Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar ndërtimin e marrëdhënieve ndaj të dy palëve.