Anglishtja është esenciale nëse doni të avanconi me hapat e shpejtë të ekonomisë së sotme globale. Për shkak që e dijmë që përdorimi i anglishtes në punë është i ndryshëm prej atij të përditshëm, ky kurs falas është disenjuar enkas duke marrë parasysh jetën dhe nevojat tuaja në punë. 

Ky kurs falas online është ideal për ata që janë duke mësuar Anglisht dhe janë të interesuar të përmirësojnë njohurinë e Gjuhës Angleze në mënyrë që të sigurojnë një punë më të mirë. Poashtu është i përshtatshëm për profesionistë në fillim të karrierës, që janë të interesuar që të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Në secilën javë do të fokusohemi në aspektet kryesore të anglishtes në punë. Do të keni mundësinë që të shikoni video dhe të dëgjoni audio regjistrime të personave të cilët janë:

  • duke kërkuar apo aplikuar për punë
  • duke u pregatitur për intervistë
  • duke hy në intervistë
  • duke filluar punën e tyre të re
  • dhe duke punuar me kolegët e tyre të ri.

Kuizet e shkurta dhe diskutimet do t'ju ndihmojnë që të matni dhe ushtroni kuptimin e Gjuhës Angleze.

Anglishtja për punë është kurs shumë fleksibil dhe do të merr vetëm dy orë të kohës tuaj në javë, gjatë një periudhe katër javëshe, kështu që mund të ushtroni në çfarëdo kohe që ju konvenon. Mund të regjistroheni nga tash deri në ditën e fundit të kursit.