Ky kurs është për njerëz  që janë duke mësuar Anglisht dhe të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë për kulturën Britanike dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të Gjuhës Angleze. 

Kursi do të përdorë video të shkurtëra për të prezantuar tema të ndryshme çdo javë, përfshirë Anglishten si gjuhë globale, ambientin, ndërmarrësinë dhe literaturën. Të filmuara në Britaninë e Madhe, këto video do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë e juaja të dëgjimit duke dëgjuar shembuj autentik të njerëzve duke folur Anglisht. 

Mentori jonë me përvojë do të analizoj pjesë të gjuhës së folur në video, dhe do t’ju tërheqë vëmendjen në disa pjesë praktike të cilat do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shkrimin dhe të folurit e Anglishtes. 

I bazuar në përmbajtje të kualitetit të lartë të British Council, ky kurs do të ju jep shansin që: 

  • të praktikoni aftësitë e juaja online 
  • të lidheni me njerëz nga e gjithë bota 
  • të përmirësoni Anglishten tuaj, dhe 
  • të kuptoni më mirë kulturën Britanike. 

Kursi jonë i gjuhës dhe kulturës: Hulumtoni Anglishten është shumë përmbajtësor dhe zgjatë gjashtë javë, por në të njejtën kohë është shumë fleksibil do t’ju merr vetëm rreth dy orë në javë të kohës së juaj, kështu që ju lejon që të ushtroni çfarëdo kohe që ju konvenon.