Përmirësoni aftësitë tuaja në gjuhën angleze duke mësuar rreth jetës dhe punës së Uilliam Shekspir dhe çfarë e bën atë kaq tërheqës në mbarë botën.     

Ky kurs falas online do të na kalojë përmes jetës dhe veprave të Uilliam Shakespir,duke filluar nga vendlindja e tij në Stratford-upon-Avon deri në Teatrin Globe në Londër. A e dini se Shekspiri shpiku mbi 1000 fjalë dhe fraza të gjuhës angleze që ende përdoren sot e kësaj dite? Ju mund të mësoni gjithçka rreth Shekspirit dhe trashëgimisë së tij gjuhësore me kursin tonë të ri online.                                                           

Rreth kursit

Me ndihmën e aktorëve dhe ekspertëve nga e gjithë bota, ne do të shohim pesë nga veprat teatrale të Shekspirit. Ata do të shpjegojnë dhe do të eksplorojnë temat universale që Shekspiri ka trajtuar në punën e tij. Veprat teatrale janë:

  • Romeo dhe Xhulieta, 
  • Hamleti, 
  • Shumë zhurmë për asgjë, 
  • Stuhia, dhe
  • Makbethi. 

Tutori ynë virtual do t'ju udhëheqë përgjatë gjithë kursit dhe do të piketojë disa nga fjalët dhe shprehjet që Shekspiri ka futur në gjuhën angleze. Ju mund të kontrolloni të kuptuarin tuaj nëpërmjet testeve të shkurtra dhe do t'ju kërkohet të ndani idetë dhe opinionet tuaja mbi temat që Shekspiri ngre.

Për kë është ky kurs

Bazuar në cilësinë e lartë të përmbajtjes që burimet mësimore për mësimin e gjuhës të Këshilli Britanik kanë, ky kurs është i përshtatshëm për njerëzit të cilët po mësojnë gjuhën angleze dhe janë të interesuar në gjuhën dhe trashëgiminë e Uilliam Shekspir.                                                                                              

Materiali është hartuar për folës jo-amtarë të gjuhës angleze që kanë studiuar gjuhën angleze në nivelin mesatar (përafërsisht B1 në CEFR).

Kur mund të merrni pjesë

Ky kurs është jashtëzakonisht fleksibël: do t'ju marrë deri në dy orë në javë nga koha juaj dhe ju mund të praktikoni në çdo kohë që ju përshtatet. Ju mund të regjistroheni nga tani deri në ditën e fundit të kursit.