Udhëheqja e ndryshimit përmes krijimit të politikave

Ndryshimi i politikave mund të ndikojë në miliarda jetë. Çka nëse mund të krijoni politika për të ndryshuar shoqëritë tona, për të transformuar jetën e njerëzve dhe për të ndryshuar ndikimin që kemi në botë? Udhëheqja e ndryshimit përmes krijimit të politikave do t'ju ndihmojë të ktheni realizoni tuaja për një botë më të mirë në realitet. 

Ky kurs online zgjat katër javë dhe targeton të rinjtë që e shohin veten si udhëheqës të ardhshëm. Gjatë kursit, ju do të mësoni nga ekspertët e politikave globale dhe udhëheqësit të cilët krijojnë ndryshime në të gjithë botën. Ju do të dëgjoni nga folësit e ftuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtëpia e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kuptoni se si të krijoni planin tuaj të veprimit të politikave.

Sapo të përfundoni kursin, do të merrni një certifikatë falas të përbashkët nga British Council dhe Møller Institute, Churchill College, University of Cambridge.

ÇFARË TEMA DO TË MBULOJË KURSI?

  • Kthimi i pasionit në politikë
  • Mësimnxënie nga ekspertët
  • Informata dhe fakte
  • Bashkëpunim dhe influencë
  • Krijimi i planit tuaj të veprimit të politikave