Vlerësimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin gjuhësor. Kjo është arsyeja pse ne kemi disenjuar këtë kurs online për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë. Ky kurs është i pëpiluar për mësuesit e shkollave të mesme dhe të gjithë ata që kanë interes për të mësuar më shumë rreth vlerësimit.

Në këtë kurs, do të mësoni rreth parimeve të vlerësimit të gjuhës. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni idetë prapa llojeve të ndryshme të testeve dhe si t'i zbatoni ato në vlerësim për klasën e gjuhës.

Me udhëzime nga zhvilluesit e provimeve me eksperiencë dhe ekspertët ndërkombëtarë të vlerësimit, ju do të ekspoloroni mënyra praktike të vlerësimit të njohurive dhe aftësive të ndryshme gjuhësore. Kjo do t'ju mundësojë të identifikoni mjete të përshtatshme vlerësimi për tu përdorur në klasën tuaj.

Kursi zgjat katër javë dhe ju mund të regjistroheni deri në ditën e fundit dhe të merrni materialet e përdorura gjatë gjithë kursit.