Ky kurs online falas është për mësimdhënësit e gjuhës angleze nga e gjithë bota. Do ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë dhe praktikat që ju nevojiten për zhvillimin e mëtejshëm profesional.
Kursi është mjaft interaktiv dhe ju jep mundësinë të ndani eksperiencat dhe mendimet tuaja. Ju do të mund të krahasoni përqasjet në mësimdhënie dhe eskperienca me mësues nga e gjithë bota duke diskutuar lloje të ndryshme të njohurive të kërkuara për një mësues.
Në këtë kurs ju do të shikoni katër praktika profesionale:
- Të kuptosh studentët
- Të kuptosh lëndën
- Përdorimi i praktikave gjithëpërfshirëse
- Vlerësimi i të mësuarit
Kursi ndjek vitet e gjata të eksperiencës së British Council në trajnimin dhe zhvillimin e mësuesve në të gjithë botën. Do i vijë në ndihmë mësuesve të shkollës fillore, shkollës së mesme dhe të universiteteve.
Mësimdhënia për sukses: Të mësuarit dhe studentët i përshtatet të gjithëve dhe do ju marri dy orë nga koha juaj në javë, për katër javë. Mund të regjistroheni për këtë kurs tani dhe deri ditën e fundit.